Rregullatori
- 
											Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) u themelua në qershor 2004, me shpalljen nga Parlamenti i Kosovës të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. ZRRE është organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, në pajtim me detyrimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. ZRRE ka kompetencat që të lëshojë licensa dhe të monitorojë nëse ato licensa respektohen nga ndërmarrjet e energjisë, të miratojë tarifat e aktiviteteve të shërbimeve publike, të imponojë detyrime për furnizimin e popullsisë, zgjidhjen e kontesteve dhe hartimin e legjislacionit sekondar për sektorin e energjisë. ZRRE është përgjegjëse edhe për krijimin e kornizës rregullative, e cila siguron funksionim transparent dhe jo-diskriminues të tregut të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë. Ajo zbaton kritere transparente dhe të hapura për dhënien e licencave ndërmarrjeve të energjisë, duke përfshirë fuqinë për të dhënë, ndryshuar, pezulluar, bartur, marrë, mbikëqyrë dhe kontrolluar nëse këto ndërmarrje të energjisë u përmbahen këtyre licencave. ZRRE gjithashtu i ka kompetencat për të caktuar paraprakisht parimet dhe metodat e vënies së çmimit dhe më vonë për të miratuar tarifat për shërbimet e rregulluara të energjisë. Zyra e Rregullatorit për Energji 
 Rruga: Dervish Rozhaja nr. 12
 Prishtinë 1000, Kosovë
 Tel: +381 (0) 38 247 615
 Fax: +381 (0) 38 247 620
 [email protected]
 www.ero-ks.org
Operatorët
- 
											KOSTT SH.A. është kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore. Sipas Ligjit për energjinë elektrike nr.05/L-085 të miratuar në vitin 2016, të drejtat e aksionarit ushtrohen përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës. KOSTT menaxhon Sistemin e Transmetimit të Republikës së Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Sistemit të transmetimit i përkasin edhe transformatorët e ndërlidhur me rrjetin e shpërndarjes: 220/ 35/10 kV dhe 110/35/10(20) kV. Përgjegjësi e KOSTT është që në mënyrë të sigurt dhe të besueshme të transmetojë energjinë elektrike nga njësitë e gjenerimit deri te sistemi i shpërndarjes, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. KOSTT 
 Rr. Isa Boletini. Nr. 39
 10000 Prishtinë, Kosovë
 Tel: + 383 (0) 38 501 301 226
 Fax: + 383 (0) 38 500 201
 [email protected]
 www.kostt.com
- 
											Shërbimet e Shpërndarjës së Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 Maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a. KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit. KEDS 
 Bulevardi Bill Klinton nr. 5
 Prishtina 10000, Republika e Kosovës
 Tel: 0800 791 00
 [email protected]
 www.keds-energy.com
- 
											KESCO – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, është themeluar në janar të vitit 2015 nga konsorciumi Limak-Çalik. Një nga reformat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse të sistemit energjetik në Kosovë, është edhe ndarja e Shpërndarjes dhe Furnizimit dhe KESCO është një nga ato reforma të cilat synojnë liberalizimin e tregut të furnizimit me energji elektrike. Mision i konsorciumit LIMAK-ÇALIK, është sjellja e një përvoje të re në këtë industri dhe themelimi i kësaj kompanie nuk është vetëm një përmbushje ligjore, por edhe pjesë e këtij misioni. KESCO ka rreth 600 mijë konsumatorë, të cilëve u shërbejmë me përkushtimin më të madh. Për të përmbushur sa më mirë kërkesat e 
 konsumatorëve KESCO ka një shtrirje në të gjitha qytetet e Kosovës, që menaxhohen nga 7 distriktet kryesore. Bazuar në natyrën e konsumatorëve, të cilët janë amvisëritë, komercialë dhe industrialë, kemi përshtatur edhe departamentet përkatëse për t’ju shërbyer atyre sa më mirë.KESCO 
 Bulevardi Bill Klinton nr. 5
 Prishtina 10000, Republika e Kosovës
 Tel: 0800 791 00
 [email protected]
 www.kesco-energy.com
Gjeneratorët
- 
											Tradicional
- 
											Termike
- 
											Ripërtërishme

 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                        