Search

Pse të investoni në Kosovë?!

Kosova është vend me shumë potenciale! Bazuar në numrin e vogël të investimeve direkte të huaja, vendi ka disejnuar një numër stimujsh për investitorët e huaj, duke përfshirë edhe ligjin për investime strategjike që ka për qëllim promovimin, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për zbatimin e investimeve strategjike në vend. Në ndërkohë, luteni të shfletoni dhjetë arsyjet kryesore për të investuar në Kosovë, sipas materialit të Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrësisë (KIESA).

Popullsia më e re në Evropë

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me 70 përqind të popullsisë nën moshën 35 vjecare. Gjuha Shqipe dhe gjuha Serbe janë gjuhë zyrtare deri sa gjuha Angleze dhe ajo Gjermane përdoret shumë shpesh nga banorët. Gjashtë universitete publike dhe shumë institucione private të arsimit të lartë (rreth 40000 studentë) janë duke ndikuar në krijimin e një gjeneratë të edukuar mirë dhe shumë dinamike. Shumë Kosovar që kanë jetuar dhe studiuar jasht vendit janë duke shërbyer si urë lidhëse ndërmjet kulturave perëndimore dhe garantojnë suksesin e ndërmarrjeve të operatorëve të huaj në Kosovë.

Disponueshmëri e lartë e shkathtësive dhe kosto e ulët

Kostoja mesatare e punës në Kosovë është rreth 446 euro. Pagat në Kosovë nuk janë të ngarkuara me contribute të kushtueshme sociale, ndryshe nga vendet e rajonit. Rreth 300000 punëkërkues ekzistues dhe përafërsisht 20,000 punëkërkues të rinj në treg cdo vit (prej të cilëve 8,000 të diplomuar), garantojnë shkathtësi për pothuajse të gjitha profilet që kërkohen. Cdo ndërmarrës ndërkombëtar që ka vizituar Kosovën do të konfirmojë për frymën e jashtzakonshme dinamike dhe sipërmarrëse të Kosovarëve.

EURO është valuta zyrtare

Euro është valuta zyrtare e Kosovës kësisoji, investitorët nuk janë subjekt i rreziqeve që shkaktohen nga shkëmbimet e valutës. Euro siguron përparësi të jashtzakonshme për vendin krahasuar me vendet tjera në rajon, duke e bërë Kosovës më atraktive për investime të huaja duke u siguruar për stabilitet financiar dhe makroekonomik.

Casje e lirë në tregjet e BE, SHBA dhe CEFTA

Kosova sjellë tri përfitime kryesore nga liberalizimi i tregut duke filluar me mundësitë e përmirësuara të eksportit, mjedis më të mirë të investimit dhe marrdhënie stabile me fqinjtë. Eksportuesit përfitojnë nga casja e lirë në tregje me mbi 500 milion konsumatorë. Kosova është anëtare e CEFTA dhe përfiton nga casja e lirë në tregun e BE-së përmes regjimit ATP të BE-së. Mallrat Kosovare kanë trajtim preferencial në tregun e SHBA-ve dhe në BE përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (SAA).

Barrë e ulët tatimore

Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë tatimor. Zbatohen Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Barra tatimore është shumë e ulët:

  • Tatimi progresiv mbi të hyrat personale në më së shumti 10 përqind;
  • Vlerë standarde të TVSH-së 18%; në mallrat bazike 8%; në shërbimet bazike dhe shërbime tjera, përfshirë edhe shërbimet shëndetësore dhe të arsimit 0%;
  • Tatimi mbi të hyrat korporative 10%;
Mjedis stabil politik

Pavarësia e Kosovës ka shënuar fundin e një periudhe të gjatë të pasigurisë ekonomike dhe politike. Përvec që ka ndikuar në stabilitetin politik për gjithë rajonin, ky akt ka ndikuar edhe në perspektivën e vendit drejt zhvillimit rajonal ekonomik dhe integrimit Evropian. Deri më tani, Kosova është njohur nga kombet më të fuqishme në botë dhe është anëtarësuar në institucione të rëndësishme ndërkombëtare sikurse IMF dhe Banka Botërore. Prania ndërkombëtare në Kosovë e fuqizon procesin e stabilizimit dhe sundimit të ligjit si dhe sjellë siguri juridike për të gjitha investimet e huaja.

Legjislacion në pajtim me atë të BE-së

Nga viti 1999, sistemi ligjor në Kosovë është ri-ndërtuar dhe tani është në përputhshmëri të plotë me kornizën ligjore të BE-së. Investitorët e huaj gëzojnë trajtim kombëtar, mbrojtje kundër shpronësimit dhe nacionalizimit. Riatdhesimi i fitimeve dhe transferimi i kapitalit të investuar është i lirë dhe i pakufizuar. Të gjitha ligjet dhe rregulloret në Kosovë janë publike dhe në gjuhën angleze. Kësisoji, korniza ligjore në Kosovë është ndër më transparentet në rajon.

Lokacioni strategjik dhe infrastruktura në ndërtim

E vendosur në zemër të Ballkanit, kryeqyteti i Kosovës Prishtina është rreth 1 orë larg vozitje nga të gjitha vendet fqinje. Autostrada ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe ajo që lidh Kosovën me Maqedoninë tani më kanë përfunduar. Projektet e rëndësishme infrastrukturore përfshijnë edhe ndërtimin e autostradës në drejtim të Serbisë. Koha e vozitjes për tek porti detar i Shqipërisë i vendosur në Durrës është vetëm tri orë, deri sa për në Selanik – katër orë. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mirëmban lidhje të rregullta me të gjitha vendet madhore në Evropë.

Sistem i sigurtë i bankimit

Sektori financiar i Kosovës është ndërtuar prej fillimit. Të gjitha institucionet financiare në Kosovë janë private dhe janë stabile, përkundër krizave financiare. Në Kosovë ka mbi dhjetë banka të licensuara dhe dy skema pensionale. Përvec këtyre, në Kosovë ka 18 institucione mikrofinanciare dhe 15 kompani të sigurimit. Tetë nga dhjetë bankat në Kosovë janë në pronësi të huaj.

Mundësi të mira të investimit

Kosova njifet si vend me shumë burime natyrale dhe hapësira të mundshme për aktivitete bujqësore. Sektorët si ai i bujqësisë, procesimit të mallërave dhe drurit, ndërtimit, tekstilit, IT, komponenteve të automjeteve, energjisë dhe të minierave, ofrojnë mundësi të pafunda për investitorët e huaj.

Prioritetet e energjisë

Ekonomia në Kosovë dhe amvisëritë ballafaqohen me mungesë të furnizimit të sigurtë me energji elektrike. Qeveria e Kosovës ka prioritizuar modernizimin dhe përmirësimin e sektorit të energjisë në vend, për të ofruar zgjidhje për mungesën e energjisë përmes një strategjie gjithpërfshirëse që përfshinë efiqiencën e energjisë, zhvillimin e burimeve të reja të ripërtëritshme të energjisë, zhvillimin e infrastrukturës moderne të prodhimit të energjisë nga linjiti për të siguruar energjinë bazë, integrimin në tregjet rajonale të energjisë dhe përkrahjen e prodhimit të ri të energjisë që ofron siguri, qëndrueshmëri dhe i kapshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për më shumë, vendi ka potencial të madh në përmirësimin e efiqiencës së energjisë dhe integrimin e burimeve të ripërtëritshme në miksin energjetik.

Burimet e ripërtëritshme të energjisë

Kosova ka të përcaktuar targetin prej 25% për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme të energjisë deri në vitin 2020, sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në vitin 2017, Kosova ka arritur të ketë 22.8 përqind të energjisë nga burime të ripërtëritshme. Sidoqoftë, kjo është arritur kryesisht përmes përdorimit të të dhënave nga përdorimi i drurit për ngrohje në amvisëri, dhe jo duke investuar në zhvillimin e infrastrukturës për energji të ripërtëritshme. Kosova nuk ka shumë burimë ujore sikurse vendet e tjera në Ballkan, por në vitet e fundit ndërtimi i hidrocentraleve të vogla është përshpejtuar dhe si i tillë është bërë i diskutueshëm, pasi që disa prej tyre janë ndërtuar në zona të mbrojtura. Parku i parë i madh i prodhimit të energjisë nga era me kapacitet prej 32 megavatësh ka filluar së operuar në fund të vitit 2018 deri san ë Dhjetor 2019, BERZH ka aprovuar kredinë për parkun e ri të erës me kapacitet prej 105 megavatësh. Në fund të vitit 2018, Kosova kishte kapacitete fotovoltaike të instaluara prej vetëm 7 megavatësh. Sikurse edhe anëtarët tjerë të Komunitetit të Energjisë, Kosova ka për qëllim të rrisë efiqiencën e energjisë për 20 përqind deri në fund të vitit 2020.

Burimet tradicionale të energjisë

Me rreth 14,700 miliard ton të rezervave të linjitit, Kosova renditet e pesta në botë për nga pasuria me këto rezerva. Edhe pse linjiti përfaqëson burimin kryesor të energjisë, në Kosovë nuk ka pasur investime të rëndësishme në këtë sektor që nga fillimi i viteve të 80-ta, kur termocentrali i fundit ka përfunduar së ndërtuari. Prodhimi i energjisë në Kosovë kryesisht varet nga dy termocentrale të vjetra, Kosova A dhe Kosova B. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë ContourGlobal nga Londra për ndërtimin e termocentralit të ri prej 500 megavatësh, por kompania u tërhoq nga zbatimi i projektit. Termocentrali i ri kishte për qëllim të zëvendësojë dy termocentralet e vjetra dhe të ofrojë energji elektrike për të mbuluar gjysmën e kërkesës për të në vend. Komisioni Evropian ka përgatitur një plan për dekomisionimin e termocentralit ‘Kosova A’, por ky plan nuk ka vazhduar së implementuari pasi që ndërtimi i termocentralit të ri është anuluar. Sidoqoftë, bisedat rreth mundësisë së ndërtimit të një termocentrali të ri vazhdojnë edhe sot.

Burimet energjetike të gasit

Kosova nuk është e kycur në asnjë infrastrukturë të shpërndarjes së gasit në rajon apo botë. Projekti i shfaqur së fundmi për një lidhje të mundshme të infrastrukturës së gasit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të ndërlidhë sistemin actual të transmisionit të gasit në Shqipëri (duke përfshirë edhe projektin TAP) me sistemin e planifikuar të transmetimit të gasit në Kosovë. Kosova nuk ka infrastrukturë të brendshme të distribuimit të gasit.

Efiqienca e energjisë

Një vlerësim i tregut i punuar nga Banka Botërore i vitit 2013 ka treguar se sektori i ndërtimit merr pjesë me 48% në konsumin final të energjisë dhe potencialisht mund të ndikojë në efiqiencën e energjisë me rreth 44%. Ndërtesat publike kanë treguar më së shumti potencial për ruajtje të energjisë.

Ko-gjenerimi

Përvec energjisë elektrike, termocentrali ‘Kosova B’ prodhon edhe energji termike për sistemin publik të ngrohjes në Prishtinë. Më pastaj, kompania e qytetit për ngrohje publike shpërndanë këtë energji termike tek përdoruesit sikurse amvisëritë, institucionet publike dhe bizneset. Nëse përdoret kapaciteti i plotë i energjisë termike të prodhuar nga ‘Kosova B’, numri i konsumatorëve mund të dyfishohet. Nëse ndërtohet termocentrali i ri, kapacitet e ngrohjes termike do të rriten dukshëm dhe do të ofrojnë mundësinë e zgjerimit të rrjetit.

Konsumi

Një numër studimesh tregojnë se qytetarët e Kosovës konsumojnë shumë më pak energji elektrike krahasuar me mesataren globale. Përgjatë vitit, një Kosovar konsumon pak më shumë se 2000 kilovat energji elektrike deri sa mesatarja globale e konsumit sipas OECD tejkalon 8000 kilovat për kokë banori. Vlerat e kërkesës dhe konsumit të energjisë elektrike në Kosovë rriten cdo vit dhe të njejtat pritet të rriten edhe më shumë për të mundësuar zhvillimin ekonomik.

LEHTËSIMI I INVESTIMEVE DHE SHËRBIMET

Kosovo.Energy

Kosovo.Energy është platformë informimi dhe komunikimi në sektorin e energjisë në Kosovë, që ka për qëllim të promovojë dhe ndihmojë investimet në sektorin e nergjisë. Zyrtarët në Kosovo.Energy kanë zhvilluar projekte të energjisë së ripërtrishme në Kosovë që tejkalojnë 100 megavat. Duke ofruar resurse, informata dhe lajme të fundit të sektorit të energjisë në Kosovë dhe duke monitoruar të gjitha zhvillimet brenda sektorit, investitorët dhe operatorët në sektorin e energjisë janë më afër zhvillimit të ideve dhe projekteve energjetike.  Lexo më shumë duke klikuar këtu për të mësuar se si mund të përfitoni nga shërbimet e Kosovo.Energy.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji është organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, në pajtim me detyrimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. ZRRE ka kompetencat që të lëshojë licensa dhe të monitorojë nëse ato licensa respektohen nga ndërmarrjet e energjisë, të miratojë tarifat e aktiviteteve të shërbimeve publike, të imponojë detyrime për furnizimin e popullsisë, zgjidhjen e kontesteve dhe hartimin e legjislacionit sekondar për sektorin e energjisë. ZRRE është përgjegjëse edhe për krijimin e kornizës rregullative, e cila siguron funksionim transparent dhe jo-diskriminues të tregut të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë.

KIESA

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është agjenci shtetërore e Kosovës mandati i së cilës është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, NVM-të, dhe Zonat e veçanta Ekonomike në Republikën e Kosovës.