Luaj lojën: Koralet
A e keni ditur se sipërfaqet me korale të vendosura në fund të detit janë në të vërtetë të mbuluara me organizma të vogla që kanë të njejtin emër, - korale?
Fëmijët kanë plot energji! Kemi bërë një përmbledhje të aktiviteteve argëtuese ‘energjetike’ për fëmijë, me qëllim të zhvillimit të entuziazmit të tyre mbi natyrën dhe promovimit të ideve të mira – sikurse kursimin e energjisë elektrike. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të jenë të interesuar rreth këtyre koncepteve dhe të bëhen aktiv në ruajtjen e mjedisit. Në fund, kjo ndikon edhe në buxhetet tona familjare, e shumë më shumë në shëndetin tonë dhe të mjedisit ku jetojmë.
Për të filluar, na duhet të sqarojmë se cka është energjia dhe si punon ajo.
Energjia që ne përdorim në përditshmëri, për drita apo edhe për telefonat tonë mobil, vjen nga burime natyrore dhe burime tjera të krijuara nga njerëzit, sikurse:
Energjia që e përdorim cdo ditë vjen nga njëra nga këto burime, dhe derisa disa lloje të energjisë janë më të mira se tjerat ajo cfarë ne mund të bëjmë është të mos e përdorim atë për gjëra të panevojshme, dhe t’a kursejmë për aq sa mundemi.
Fëmijët, vecanërisht ata më të vegjël, mund të mos e kuptojnë vlerën e parave. Kursimi i të hollave përmes kursimit të energjisë mund të duket aktivitet ‘abstrakt’ edhe për të rriturit, pasi duhet parë për së afërmi faturat tona mujore të energjisë për të parë ndryshimin. Për t'i mbajtur fëmijët të angazhuar dhe për të iu bërë ruajtjen e energjisë zakon të përjetshëm, ata duhet të kuptojnë se pse po e bëjnë këtë, andaj, ju duhet ti tregoni arsyjet. Meqenëse energjia nuk është dicka që ata mund të shohin ose prekin, është shumë e rëndësishme që diskutimet mbi kursimin e energjisë të ndërlidhen me dicka që ata mund të kuptojnë, sikurse ndërlidhja me ciklizimin apo ndonjë aktivitet të rregullt ditor fizik.
Për të përshkruar energjinë, mund të fillojmë duke krahasuar atë me ushqimin dhe gjumin që neve na nevojitet për të qenë aktiv gjatë gjith ditës. Energjia në trupin tonë është ajo që na jep forcë të mjaftueshme të kërcejmë, vrapojmë, luajmë, bërtasim, dhe të bëjmë cfarëdo tjetër që bëhet përmes lëvizjes së trupit, ose edhe përmes përdorimit të trurit.
Që shtëpitë tona të kenë fuqinë që ju nevojitet për të gjitha gjërat që ne i përdorim, ne bëjmë blerjen e energjisë, që vie në formë të energjisë elektrike, gazit natyror, energjisë së ripërtëritshme ose asaj solare.
Fëmijët i duan sfidat. Andaj, kursimi i energjisë mund të kthehet në lojë, përmes së cilës ju mund të motivoni ata duke i graduar sa herë që atyre u kujtohet të kursejnë energjinë. Në këtë mënyrë, kursimi i energjisë bëhet zakon dhe aktivitet normal për fëmijë.
Fëmijët (shpesh edhe të rriturit), duhen përkujtuar për fikjen e dritave kur largohen nga hapësirat e ndricuara, ose edhe dhomat e tyre. Inkurajoni fëmijët të fitojnë zakonin e fikjes së dritave kur largohen nga hapësirat, dhe të mos kycin ato kur nuk ka nevojë.
Vendosni një kohëmatës dhe shikoni se sa shpejtë fëmijët e juaj mund të kycin dhe ckycin të gjitha dritat në shtëpi! Pastaj kthehuni bashkë me ta në të gjitha hapësirat dhe shikoni se cilat nga këto drita të fikura duhet qëndruar të ndezura, dhe cilat nuk duhet, në mënyrë që të kursehet energjia.
Poqi elektrik prej 40ë gjatë orës përdor .04 kË orë energji elektrike. Kjo mund të mos ju duket shumë, por nënës dhe babait i nevojitet të vozitë bicikletën për dy ditë e gjysmë për të krijuar vlerën e njejtë të energjisë. Nëse përdorin poqa që kursejnë, atyre do tu duhet diku rreth 12 orë vozitje në bicikletë për të prodhuar sasinë e njejtë të energjisë.
A dëshironi të vozitni bicikletën për 12 orë? Vozitja e bicikletës mund të jetë shumë argëtuese, por ju mund të kurseni shumë energji vetëm duke i fikur poqat që nuk ju nevojiten.
Dushet në kohëzgjatje prej 10 minutash, në krahasim me mbushjen e plotë të vaskave për banjo, mund të kursejë nga 25 deri në 30 litra ujë.
Nëse fëmiut tuaj gjatë dushit i pëlqen të qëndrojë gjatë, vendosni një kohëmatës për ti treguar se kur është koha për të dalë. Ose, merrni një radio afër, dhe thuani fëmiut se ai duhet të përfundojë larjen pas dy këngësh.
Dushi i shpejtë krahasuar me banjo në vaskë kursenë 25 litra ujë. Varësisht ku jetoni, uji që vie në gypat e juaj mund të jetë i ftoftë ose i nxehtë.
Afërsisht, .77 kilovat orë energji elektrike nevojiten për të nxehur 5 litra ujë. Kjo është e njëjta sasi energji që do t’i duhej nënës ose babait për të bërë kërcime për 138 ditë.
Rreth 75% e ujit përdorët për aktivitete bujqësore dhe prodhim të rrymës, por uji përdoret edhe për shuëm gjëra brenda shtëpive. Rreth 41% e ujit që ne përdorim në shtëpitë tona përdoret për pastrim të rrobave dhe fontanë të tualetit.
Fëmijët e kanë fare lehtë të përgjigjen në pyetjet se nga vjen uji. Shumë nga ta besojnë se uji vjen nga ‘qeshmja’ ose ‘oqeani’. Për ti kjartësuar gjërat, bashkë me fëmijët tuaj ju mund të vizitoni rezervuaret e ujit ose pellgjet ujëmbledhëse në afërsi, ose tek lumenjtë natyralë ose edhe burime tjera uji në natyrë. Tregoni fëmijëve tuaj se uji është burim i kufizuar dhe se ruajtja e ujit është shumë e rëndësishme.
Edhe nëse nuk kemi përdorur energjinë për të bërë ngrohjen e ujit, uji është burim shumë i rëndësishëm dhe ne duhet kujdesur të mos e përdorim atë kur nuk kemi nevojë.
Duke vendosur një tullë ose edhe një shishe dy litërshe të mbushur me ujë brenda fontanës së sholës në toilet, ju mund të kurseni nga gjysëm litre ujë sa herë që lëshoni ujin! Mesatarisht, një familje katër anëtarëshe lëshon ujin në toilet rreth 20 herë në dit, kësisoji, duke bërë vendosjen e tullës, ju kurseni rreth 3,650 litra ujë në vit. Kjo sasi e ujit është e mjaftueshme për të mbushur një pishinë të rrumbullakët prej 12 metrash gjerësi dhe 4 metrash thellësi.
Shkycja e mbushësve të pajisjeve elektrike, apo largimi i plotë nga casja në rrymë edhe kur nuk përdoren, ofron siguri për pajisjet e tuaja dhe mbi këtë, ndihmon edhe në kursimin e energjisë elektrike. ‘Energjia fantome’ është rryma që përdorin pajisjet në shtëpi nga rrjeti elektrik i shtëpisë, edhe atëherë kur pajisjet nuk janë të lëshuara.
Edhe pse shkëputja apo largimi i mbushësve nuk ndikon shumë në uljen e faturave të energjisë elektrike, është një mënyrë e mirë për ti vetdijësuar fëmijët për energjinë elektrike që përdorin. Mbushësit e pajisjeve tani janë gjithandej, andaj mësoni fëmijët të largojnë ato kur të përfundojnë karikimin. Nëse fëmijët janë tepër të vegjël, ju duhet të bëni shkëputjen e mbushësve, por sigurohuni që të informoni fëmijët se pse po bëni këtë gjest.
Pasi që të keni informuar fëmijët për ‘energjinë fantome’, zbatoni vetë atë! Ju mund të bleni stikerë të ndryshëm dhe ti vendosni në pajisje që duhen shkëputur kur nuk përdoren.
Tani kur keni mësuar për shkëputjen e mbushësve kur nuk i përdorni pajisjet, është koha të shikoni për të gjithë karikuesit (mbushësit) e vjetër që keni në shtëpi. Riciklimi i atyre kabllove të karikimit mund të pastrojë shtëpinë tuaj dhe t'i mbajë ato larg nga deponia.
Sipas EPA, rreth 350,000 telefona hudhen cdo ditë – apo rreth 152 milion cdo vit. Vetëm nëse bëhet lidhja e kabllove të mbushësve të këtyre telefonave mobil të hudhur, gjatësia që krijohet është e maftueshme të përshkojë botën për tri herë e gjysmë! Ricikloni mbushësit!
Meqenëse shumica e mbushësve kanë tela të vlefshëm bakri brenda, vlera e tyre është shumë e madhe për qendrat e riciklimit. Ose, në mungesë të qendrave profesionale të riciklimit sikurse në Kosovë, ju mund t’i drejtoheni shitorës më të afërt të pajisjeve elektronike për mundësi shitjeje. Nëse asnjë nga këto nuk është e mundshme, është më mirë të dhuroni mbushësin tek dikush që e përdor, sesa të hudhni atë.
Sidomos gjatë stinës së verës, fëmijët lëvizin brenda dhe jashtë gjatë gjithë kohës. Thuani fëmijëve të mbyllin dera kur hyjnë ose dalin nga shtëpia. Mos lejoni që e gjithë ajo nxehtësi gjatë dimrit ose ajër i kondicionuar gjatë verës të largohet. Kondicioneri i ajrit punon në mënyrë shumë më efiçiente kur nuk i duhet të luftojë me rrymime ajri nga dritaret ose dyert e hapura.
Kur jeni duke luajtur jashtë gjatë verës, merrni një shishe më të madhe me akull dhe të mbyllur me vete. Kësisoji, në shtëpitë e juaja juve nuk do të ju duhet të hyni brenda shtëpisë dhe dilni jasht aq shpeshë.
Në këtë mënyrë, kondicionerit të ajrit në shtëpinë tënde nuk i duhet të punojë aq shumë dhe ju mund të kurseni energjinë. Përvec kësaj, mund të ndihmosh prindërit të kursejnë në faturën e tyre energjetike.
Njejtë edhe gjatë dimrit. Kur ktheheni në shtëpi, hyni shpejtë dhe mbyllni derën menjëherë, për mos të lejuar ajrin e ftoftë të futet brenda.