70MW Energji e Erës: Së shpejti fillon operimi i parkut të ri
August 03, 2026
Punimet janë afër përfundimit dhe ZRRE aprovon licencën, parku i erës 70MW në Zatriq të Rahovecit është afër fillimit të operimit.
Në mbledhjen e fundit të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë janë shqyrtuar dhe licencuar kompaninë “EV Wind Park Zatric 1” dhe “EV Wind Park Zatric 2” për prodhimin e energjisë elektrike nga era.
Të dy këto projekte me kapacitet prej 35MW, janë pajisur me autorizim preleminar në vitin 2018, gjatë kohës kur Skema Mbështetëse e Burimeve të Ripërtëritshme ishte ende në funksion, janë përfituese të marrëveshjes PPA (Power Purchase Agreement) me një kohëzgjatje prej 10vitesh.
Parku është duke u ndërtuar nga Çalık Enerji, nënkompani e Çalık Holding, pronarët e KEDS, KESCO dhe Limak.
Sipas Balkan Green Energy News, ky projekt ka një kosto prej 124milion eurosh për realizimin e tij.
Parku ndodhet në një nga zonat me profilin më të mirë të erës në vend dhe pritet të gjeneroj 185GWh në viti, të cilat mund të mbulojn konsumin e 45,000 familjeve.
Parku do të pëmbaj 12 turbine nga GE Vernova, të cilat kanë një diametër të rotorit prej 158m.
Kurti: Po shqyrtojmë bashkëpunimin përmes Shqipërisë për furnizim me gaz amerika
Kryeministri, Albin Kurti, si dhe ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përmendu këtë projekt, së bashku me ankandin ende të hapur të erës si një nga hapat më të rëndësishëm aktualisht në sektorin e energjisë në vend.
Sipas ministres Rizvanolli ky projekt pritet të ulë kostot e importit për 27milion euro në vit, raporton Kosovo Energy News.