Search

Gino Mulliqi: Zhvillimi ekonomik i domosdoshëm Kosova të përdorë gazin amerikan

August 13, 2026


Përfaqësuesi i organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqi, ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet më shumë në zhvillimin ekonomik dhe në sigurimin e investimeve strategjike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përmendur edhe mundësinë e përdorimit të gazit amerikan.

Në një intervistë në “Përballje Podcast”, Mulliqi ka shprehur opinionin se Kosova duhet të përqendrohet te interesat e saj dhe te mënyrat se si mund ta avancojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, ndërsa Washingtoni zhvillon politikën e vet ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet t’i lëmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta bëjnë politikëbërjen e tyre me Serbinë, ndërsa ne duhet të fokusohemi se si mund ta avancojmë Kosovën përpara. Zhvillimi ekonomik mendoj se është i domosdoshëm”, deklaroi Mulliqi.
/Telegrafi.