Projekt i ri solar në Lipjan – Hapet Debati Publik rreth Ndikimit Mjedisor
September 24, 2026
Një projekt ri solar me kapacitet 126 kW është duke u planfikuar për instalim mbi çatinë e objektit të kompanisë “Papenburg & Adriani Company” SH.P.K Lipjan.
Duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, për shkak të kapacitetit të këtij projekti është e nevojshme marrja e pëlqimit mjedisor, një nga hapat kyç për pajisjen me autorizim nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Sipas Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, realizuesi i projektit, “Papenburg & Adriani Company” SH.P.K, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën e Lipjanit organizojnë debat publik rreth këtij projekti me panele solare.
‘Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor Instalimi i sistemit fotovoltaik-solar me kapacitet prej 126 kWp nga burimet e ripërtëritshme me sistem solar mbi çatinë e objektit afarist (administrativ), ngastrën kadastrale P-71409080-00374-0 ,ZK Grackë e vjetër, Lipjan.’ thuhet në ftesë.
Debati do të realizohet më 02.11.2026 në ora 09:00 në adresën Rr. Magjistrale M-25 Ibrahim Rugova, Pn, Gracke e Vjeter, Lipjan. Pjesëmarrja mund të bëhet dhe virtualisht përmes linkut:
https://us04web.zoom.us/j/9535257790?pwd=dAFk8wyqrcGJk62TC60ZQRNyqoJzhk
Meeting ID: 9535257790
Pascode: 000000
Raportin e vlersimit mjedisor për këtë projekt mund të gjendet në faqen e ministrisë, duke ndjekur Link-un.
Palët e interesuara mund të dërgojn komentet në emalin adresën: [email protected]
‘Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.’ thuhet në ftesën e debatit publik.
/Telegrafi