Search

ZRRE: Kapacitet e Prosumatorëve arrinë caqet e caktuara nga Ministria e Ekonomisë

July 13, 2026


Më 10 Korrik, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tetë në vitin 2026.

Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar Planin Investiv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Planin e Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve.

Sa i përket gjenerimit të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat si në vijim: shtyrja e autorizimit të “Solar Gate” sh.p.k, lëshimi i autorizimeve për subjektet juridike “Medrupalast” sh.p.k, “Pin Group Arch” sh.p.k dhe “Elektrosystem” sh.p.k. me rreth 2.57 MW.

Janë lëshuar edhe 39 autorizime për vetë-konsum për persona fizik dhe trembëdhjetë 13 autorizime për subjekte juridike, me kapacitet total të instaluar prej 805.5 kW, raporton Kosovo Energy.

Rregullatori ka njoftuar se me kërkesat e aprovuara në këtë seancë, numri i përgjithshëm i autorizimeve të lëshuara për vetë-konsum arrin një kapacitet të instaluar prej rreth 40 MW. Ky zhvillim paraqet një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2023 për Cakun e Energjisë Elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, i cili parasheh rritjen graduale të kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme.