Search

ZRRE: Aprovohet Rregulla e Komuniteteve të Energjisë, HC Lumbardhi 1 ende pa leje dhe lejehot kombinmi i parkut solar me bateri

August 03, 2026


Më 31 korrik 2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ZRRE, ka mbajtur seancën e nëntë për vitin 2026.

Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme (BEBR), me ç’rast është avancuar korniza rregullative për burimet e ripërtëritshme.

Kjo rregullore paraqet kornizën rregullative për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, raporton Kosovo Energy News.

ZRRE publikon Rregulloren për Komunitetet e Energjisë në vend

Lexo më shumë

Bordi i ZRRE shqyrtoi edhe gjendjen dhe mundësit për vënien në shfrytëzim të HC “Lumbardhi I”. Ku sipas raportit të Rregullatorit është konstatuar se nuk janë përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Prandaj licencimi i HC “Lumbardhi 1” me kapacitet prej 4.54MW, nuk është i kompletuar.

Gjithashtu, Bordi shqyrtoi kërkesën e “Solar Energy Group Europe”, parkut solar 150MW me lokacion në Bec dhe Vraniq të Gjakovës, për integrimin e sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS – Battery Energy Storage Systems).

Kosovë: Kompania aplikon për projekt solar 150 megavatësh në Gjakovë

Lexo më shumë

Ky projekt është pajisur me Autorizim në vitin 2023 për prodhimin e energjisë solare dhe tani ka kërkuar ndryshimin e aplikimin për përfshirjen e baterive. ZZRE ka vlerësuar se kërkesa është e pranueshme dhe aplikuesit duhet t’i jepet mundësia për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e kësaj veprimtarie, në perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi. Mirëpo nuk janë dhënë detaje rreth kapacitetit të baterive që do të përfshihen në këtë projekt.

Nëntëmbëdhjetë kërkesa me kapacitet prej 388.2kW nga prodhues vetë-konsumues janë autorizuar në këtë takim.