Rritet kapaciteti i rrjetit në Prishtinë – Daljet e NS Prishtina 6 kalojn në 20kV
July 21, 2026
Operatorët realizojnë modernizimin e infrastrukturës elektroenergjetike në nënstacionin Prishtina 6, duke ndryshuar tensionin rrjetit nga niveli 10kV në 20 kV.
Operatori i rrjetit të transmisionit, KOSTT, në bashkëpunim me operatorin e rrjetit të shprndarjesm KEDS kanë bashkëpunuar në këtë proces.
‘Ky investim do të rrisë sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, do të përmirësojë performancën e rrjetit dhe do të krijojë kapacitete shtesë për të përballuar kërkesat në rritje.
Kalimi në nivelin e tensionit 20 kV do të kontribuojë gjithashtu në uljen e humbjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes dhe të transmetimit, duke rritur efikasitetin e përgjithshëm të sistemit.’, thuhet në njoftimin e KOSTT rreth këtij investimi, raporton Kosovo Energy News.
Nga KEDS është cekur se ky projekt në nivelin e tensionit të mesëm rritë kapacitetin e rrjetit dhe do të ndihmoj në uljen e humbjeve teknike dhe rënjes së tensionit. Po ashtu, përmesë modernizimit të sistemit nevojat e mirëmbajtjes do të jenë më të vogla.