Ardian Gjini takon drejtuesit e ZRRE-së: Thekson rëndësinë e projektit të gazsjellësit dhe një termocentrali të ri
July 21, 2026
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ZRRE.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin.
Në fokus të bisedës ishte rëndësia e jetësimit të projektit të gazsjellësit dhe termocentralit, si alternativa jetike për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë.
Gjini theksoi se sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.
Në përfundim të takimit, ai falënderoi zyrtarët e ZRRE-së për mikpritjen dhe diskutimin profesional. /Telegrafi