Search

Përfaqësues të vendeve Evropiane vizitojnë Nënstacionin e Vallaçit

July 20, 2026


Nënstacioni 110/35 kV Vallaçit në Komunën e Zveçanit është vizituar nga zyrtar nga Gjermania, Franc, Greqia, KfW dhe BE.

Zëvendëskryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z. Shaban Neziri, mirëpriti delegacionin e Ambasadës së Gjermanisë, të kryesuar nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher dhe Shefi i Bashkëpunimit për Zhvillim, Daniel Alker, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadës së Francës, Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW),

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me funksionimin e nënstacionit, gjendjen e infrastrukturës, sfidat operative dhe planet zhvillimore të KOSTT-it.

KOSTT thotë se ka marrë nën kontroll nënstacionin elektrik të Vallaqit – ende nuk nis puna plotësisht

Lexo më shumë

Në njoftimin e KOSTT rreth kësaj vizite, thuhet se është rikonfirmuar rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në modernizimin e sistemit të transmetimit, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Nënstacioni i Vallaçit gjendet rreth tetë kilometra larg Mitrovicës së Veriut, ka qenë pjesë e debateve të gjatë të Marrveshjes së Energjisë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për kohë të gjatë të dy vendet kanë pretenduar se janë pronare të Vallaçit, përmes të cilit do të shpërndajnë energjinë elektrike në komunat në veri të Kosovës.

Mirëpo me zbatimin e plotë të Marrveshjes së Energjisë nënstacioni operohet plotësisht nga KOSTT.

REL: “Vallaçi është yni” - Kosova dhe Serbia pas Marrëveshjes për Energjinë

Lexo më shumë