Search

KOSTT ofron program të praktikë për student dhe profesionist të rinj

August 26, 2026


Operatorit i rrjetit të transmisionit dhe tregut, KOSTT, ka hapur thirrjen për kryerjen e praktikës profesional në kuadër të programit të ri të tyre Programi Hibrid i Zhvillimit të Talenteve në KOSTT.

Ky program kombinon përkrahjen financiare mujore për 12 muaj me praktikën profesionale të strukturuar në KOSTT, me mentorim, plan individual, indikatorë performance dhe produkte pune të matshme e të dokumentuara.

KOSTT synon të përzgjedhë deri në 15 pjesëmarrës. Ku 10 deri në 12 pjesëmarrës do të jenë nga fushat inxhinierike që kanë ndërlidhje të drejtpërdrejtë me sektorin e energjisë dhe veprimtarinë e KOSTT, respektivisht elektroenergjetikë, elektronikë, automatikë, telekomunikacion, teknologji informative, energji të ripërtëritshme, mekatronikë dhe fusha tjera të ngjajshme. Si dhe 3 – 5 pjesëmarrës nga fusha e ekonomisë dhe financave.

KOSTT fton të diplomuarit e rinj dhe absolventët që plotësojnë kriteret e kësaj thirrjeje të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin Hibrid të Zhvillimit të Talentëve.

Konkursi është i hapurt deri më 04.09.2026.

Për më shumë detaje ndiqni Link-un.