KEDS: Investime në rrjetin e tensionit të mesëm në Vushtrri
September 18, 2026
Operatori i rrjetit të shpërndarjes, KEDS, publikon informata rreth investime për një rrjet më të sigurt dhe furnizim më cilësor me energji elektrike në Vushtrri.
Në kuadër të projektit “MAXHUNAJ”, në Komunën e Vushtrrisë, KEDS po vazhdon punimet për implementimin e rrjetit të tensionit të mesëm, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të cilësisë së furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e kësaj zone.
Sipas njoftimit të KEDS rreth këtij projekti, pjesa më e madhe e rrjetit do të jetë ajrore, ku shtyllat ekzistuese të tensionit të mesëm do të zëvendësohen me 303 shtylla të reja prej betoni.
Kurse një pjesë e rrjetit të tensionit të mesëm do të realizohet nëntokësor. Projekti përfshin edhe një shtëpizë metalike për transformatorë dhe dy kthina.
Vlera e planifikuar e investimit është 419,573.66 € ku deri më tani: janë shpenzuar rreth 302,352.50 €
Investimeve të tilla synojn modernizimin e infrastrukturës së rrjetit elektrik dhe në krijimin e kushteve për një furnizim më të sigurt e më cilësor për konsumatorët.