Search

Strategjia e Energjisë, si i shohin ekspertët investimet në qymyr?

14 Korrik, 2022


Ministria e Ekonomisë në qershor të këtij viti ka publikuar Strategjinë për Energji 2022-2031.

Në këtë Strategji parashikohen investime qindra milionëshe në prodhimin e energjisë nga termocentralet, përkatësisht nga thëngjilli.

Një gjë të tillë po e shohin problematike ekspertët e energjisë të ftuar në emisionin ‘Kallxo Përnime’.

Fitim Kryeziu, inxhinier i tensionit të lartë si dhe menaxher i teknikës në rrjetin shpërndarës në Danimarkë, tha se investimi në thëngjill është investim në diçka pa të ardhme.

“Unë e shoh qymyrin si problematik sepse po investohen 200 milionë euro në diçka që nuk ka të ardhme. Ato 200 milionë euro të paktën me shiku ku munden me u investu. Të paktën për me pasë sigurim të furnizimit duhesh të marrësh një hap ta sigurosh”, tha ai.

Adhurim Haxhimusa, ekonomist i energjisë dhe profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Grizon të Zvicrës, tha se për investimet dhe renovimet në termocentrale askund nuk përmendet fatura e energjisë që do të paguhet nga qytetarët.

“Në njërën anë thonë se po bëjnë renovimin e blloqeve, në anën tjetër thonë që kanë me apliku taksën e karbonit, po besoj që kur vendoset ajo taksë, atëherë cila energji më nuk është konkurruese me energjinë e thëngjillit, sepse rritet çmimi i prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli. Nuk diskutohet në asnjë moment për faturat që do të paguajnë qytetarët, e vetmja gjë që thuhet paketat mbështetëse për qytetarët. Ti duhesh me bo paketa nxitëse jo mbështetëse”, tha Haxhimusa.

Ndërsa, Kristian Sevdari, inxhinier i energjetikës dhe doktorant për energji të renovueshme dhe mobilitet elektrik në Universitetin Teknik të Danimarkës, tha se investimet e planifikuara në rrjetin e energjisë për burimet e ripërtërishme është një pikë uji në oqean.

“Teknikë ekonomike është më mirë të bësh investime sepse ta shkosh te BRE. Duhet më shumë fonde për BRE sepse për thëngjillin sepse termocentralet veçse janë të ndërtuara. Por problemi qëndron se po duhet mendohet më 2030 sepse 2030 ka ardhur, është këtu. 10 vjeçari është shumë pak, është asgjë. Ka një kontradiktë shumë të madhe sepse në një anë thonë se do t’i zgjasin jetën termocentralit ndërsa në anën tjetër thonë se do të bëjnë investime edhe për akomodimin e 1.4 giga”, deklaroi ai.

Rizvanolli: Mendimi se mund ta heqim brenda dhjetë viteve thëngjillin është iluzion me kushtet që i kemi

Lexo më shumë

Të gjitha blloqet e termocentraleve të Kosovës do të shkojnë në remont gjatë 2022-tës

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli konfirmon investimet në revitalizmin e Kosova A, njësia e parë përfundohet në 2024

Lexo më shumë

Pas investimeve në të, Kosova B pritet të operojë deri në 2040

Lexo më shumë

Kosova i lë të hapura interkoneksionet e gazit me strategji të re energjetike

Lexo më shumë