Search

Kosova i lë të hapura interkoneksionet e gazit me strategji të re energjetike

07 Qershor, 2022


Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se drafti i parë i Strategjisë së re të Energjisë 2022-2031 është publikuar dhe njëkohësisht është vendosur në konsultim publik.

Sa i përket kapaciteteve të reja gjeneruese, siç është thënë edhe më herët, Rizvanolli theksoi se burimet e ripërtëritshme të energjisë do të kenë prioritet dhe do të jenë gurthemeli i strategjisë së re kombëtare të energjisë.

Në konferencën e saj për shtyp ajo diskutoi edhe për planet investuese për termocentralet ekzistuese me linjit në Kosovë, ku një njësi, potencialisht edhe dy, të termocentralit Kosova A janë objekt i rivitalizimit, përvec projekteve tashmë të njohura për revitalizimin e TC Kosova B.

Ministria e Ekonomisë publikon draft strategjinë kombëtare të energjisë, hap procedurën e konsultimit publik

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli konfirmon investimet në revitalizmin e Kosova A, njësia e parë përfundohet në 2024

Lexo më shumë

Mirëpo, në dokumentin e ri është trajtuar edhe mundësia e shumë-përmendur e gazit, që në një formë ishte refuzuar, por jo përfundimisht, nga Qeveria e Kosovës vitin e kaluar.

Edhe pse Kosova aktualisht nuk ka rrjet të transmetimit të gazit, sipas draft strategjisë, vendi ka opsione për kyçje rajonale, të cilat do të hulumtohen dhe trajtohen.

Në dokument theksohej se Kosova gëzon mundësi të shumta lidhjeje, qoftë nëpërmjet gazsjellësve ekzistues si TAP, nëpërmjet interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut, apo edhe terminaleve të gazit natyror të lëngshëm (LNG), në Shqipëri, konkretisht në Vlorë.

Megjithatë, në dokument ishte theksuar në mënyrë të kujdsshme se Kosova ka gjithashtu opsionin e shfrytëzimit të infrastrukturës së planifikuar të gazit në Shqipëri apo Greqi.

Në këtë mënyrë, shpjegohet se infrastruktura ekzistuese në ato vende ofron mundësinë e investimit ose të bashkëinvestimit në kapacitete të reja gjeneruese elektrike, të bazuara në gaz, si për shembull për një termocentral me gaz.

“Aktualisht Kosova nuk ka rrjet të transmisionit të gazit. Për ndërtimin e një interkoneksioni për t’u lidhur me sistemet e transmisionit të gazit, qoftë me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), ose me terminalet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në detin Egje apo Jon, d.m.th. përmes Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë, do të duheshin së paku 7-9 vjet. Ndërtimi eventual i një interkoneksioni do të mundësonte funksionimin e prodhimit të energjisë elektrike me bazë gazi dhe potencialisht shfrytëzimin e gazit natyror në industri. Opsionet për ndërtimin e një sistemi me bazë gazi natyror në Kosovë janë duke u analizuar në Master Planin e Gazit dhe në studimin e fizibilitetit për tubacionin e interkoneksionit të gazit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Kosova ka edhe opsionin e shfrytëzimit të infrastrukturës së gazit që është planifikuar në Shqipëri (lidhja në TAP ose qasja në terminalin e LNG në Vlorë).

Infrastruktura e gazit në këto vende dhe në Greqi ofron mundësi për (bashkë)investim në kapacitetet gjeneruese të energjisë elektrike”, ëshktë shkruar në dokument sa i përket mundësive të shfrytëzimit apo edhe prezantimit të gazit natyror në Kosovë.