Search

Rizvanolli: Mendimi se mund ta heqim brenda dhjetë viteve thëngjillin është iluzion me kushtet që i kemi

19 Nëntor, 2021


Qeveria e Kosovës dje ka shpallur fillimin zyrtar të punës së grupit të punës për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031.

Por, dje është shënuar edhe një debat në Kuvendin e Kosovës për projektin e refuzuar të gazit për Kosovën.

Mirëpo, ministrja e Ekonomisë e mbylli ditën me një paraqitje në televizionin lokal, ku trajtoi në detaje projektin e gazit si dhe vizionin e strategjisë së ardhshme energjetike për Kosovën.

Këto komente, Rizvanolli i bëri në gjatë diskutimit në emisionin Context në kuadër të ATV.

Rizvanolli për termocentralin me gaz: Investitorët kanë kërkuar kthim të investimit për 10 vite

Ministrja Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë qenë rreth dy vite e gjysmë që është studiuar ky projekt deri në momentin kur është emëruar qeveria aktuale.

Ajo ka sqaruar se projekti ka qenë mjaft i detajuar teknikisht, por në mungesë të një studimi të fizibilitetit informatat relavante ekonomike dhe financiare ishin të mangëta që vendimi të shkonte në favor të zhvillimit të një infrastrukture të gazit në Kosovë, për momentin.

“Ana teknike e projektit ka qenë shumë e detajuar dhe ka qenë duke u vazhduar të studiohet në detaje të tilla sa që të definohet edhe traseja nga e cila do të kalonte gazsjellësi”, tha ajo.

“Është bërë një studim i parafizibilitetit, i cili ka studiuar edhe kërkesën për gaz, mirëpo studimi i parafizibilitetit nuk ka qenë mjaftueshëm i detajuar në mënyrë që të ofrojë informata mbi fizibilitetin ekonomik dhe financiar”, theksoi Rizvanolli.

Ajo ka theksuar se ka pasur shumë pyetje të paqarta, të cilat mendoj që është dashur të adresohen më herët nga qeveritë e kaluara.

“Mendoj që janë dysa pyetje kyce që është dashur të bëhen nga qeveritë e kaluara në mënyrë që të mos vijmë në momentin e fundit për vendimmarrje pa i pasur këto të qarta. Disa prej pyetjeve, në të cilat nuk kemi pasur përgjigje, kanë qenë: A ka kërkesë të mjaftueshme? A është prodhimi i energjisë elektrike nga gazi opsioni më i mirë për Kosovën? Posacërisht, cila do të ishte kostoja e prodhimit të energjisë dhe cili do të ishte ndikimi në çmimin e energjisë që do ta paguanin konsumatorët? A është i realizueshme dhe a është i mirë modeli me të cilin do të ndërtohet termocentrali me gaz?”, sqaroi Rizvanolli.

Për më tepër, ministrja Rizvanoli shpjegoi se investitorët e mundshëm të intervistuar për një termocentral të ri me gaz, ofruan kushte të pafavorshme çmimi.

“Ka qenë i paraparë një termocentral me gaz, me një model të ngjashëm me atë të Kosovës së Re, i cili përveç që nuk ka paraparë kushte të mira për çmimin, sa i përket konsumatorëve, investitorët kanë kërkuar rikthim të investimit vetëm për 10 vite, duke marrë parasysh edhe rrezikun e investimit në gaz në këtë kohë”, tha ajo.

“Dhe kanë kërkuar një marrëveshje për garantim të blerjes së energjisë për 10 vite, e cila nuk është në përputhje me legjislacionin tonë dhe me legjislacionin e BE-së, dhe me obligimet të cilat ne i kemi marrë ndaj Komunitetit të Energjisë”, theksoi Rizvanolli.

Çka sakt ka paraparë paketa financiare e MCC për zhvillimin e gazit në Kosovë?

Kishte shumë paqartësi lidhur me atë se çfarë saktësisht përfshin pakoja financiare e MCC-së për gazin për Kosovën.

Ministrja Rizvanolli sqaroi se ndërtimi i gazsjellësit që do të sillte gazin nga Shkupi në Prishtinë nuk ishte përfshirë në pakon financiare.

Përkundrazi, kjo ishte dhe është menduar të zhvillohet nga shteti për Kosovën përmes një kredie nga BERZH dhe një granti nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

Ajo shpjegoi se financimi përfshinte gypat e shpërndarjes deri në Sharrcem dhe Ferronikeli, dy nga konsumatorët kryesorë të energjisë elektrike në Kosovë.

“Në kuadër të projektit të MCC-së ka qenë i paraparë të financohet jo gazsjellësi Prishtinë-Shkup, kjo është një pik në të cilën ka shumë keqinformim. Ka qenë e paraparë që gazsjellësi të ndërtohet nga shteti i Kosovës, me kredi nga banka BERZH, dhe një pjesë grant nga ËBIF 20% grant”, stated Rizvanolli.

“Ndërsa ka qenë e paraparë që projekti i MCC-së të financoj pjesën e gypave të distrbucionit nga gypat kryesor të transmisionit deri në Sharrcem dhe deri në Ferronikel”.

Gjithashtu, ajo tha se paketa parashikonte financimin e pjesshëm të një termocentrali me gaz, duke mbuluar më pak se një të tretën e investimit.

“Gjithashtu ka qenë e paraparë që 100 milion të shkojnë për financimin e pjesërishëm të termocentralin me gazit, 100 milion nga 387 milion sa është vlerësuar investimi, ndërsa pjesa tjetër do të vinte nga sektori privat”, tha ajo.

“Termocentrali do të ishte me kapacitet 250MËh, i cili do t’i përmbushte nevojat rreth 1/3 gjatë verës për kërkesën bazë, dhe më pak se 1/4 gjatë sezonës së dimrit”, theksoi ajo.

“Dhe gjithashtu ka qenë e paraparë një pjesë e rezervave të bazuara në termocentral me gaz, të ashtuquajtura rezerva terciare, kapacitet i cili nuk ka qenë i definuar aq sakt por rreth 100MË maksimumi ka qenë”, tha ajo.

Gazi do të mbulonte vetëm 15% të kërkesës për energji për Ferronikelin

Ministrja Rizvanolli po ashtu tha se sipas intervistës së bërë me Ferronikelin, futja e mundshme e gazit do të plotësonte vetëm 15% të kërkesës së tyre për energji dhe atë vetëm për ngrohje.

“Ne e kemi konsultuar Ferronikelin, dhe pëgjigja e tyre ka qenë që vetëm 15% e kërkesës së tyre për energji do të përmbushej nga gazi, vetëm për ngrohje gjatë dimrit”, tha ajo.

“Përveç kësaj, kanë thënë saktësisht “do të shfrytëzohej gazi me çmime normale të ilra të gazit, me çmime të gazit që i kemi sivjet në Evrop, dhe në rajon gazi nuk do të përdorej fare”, theksoi ajo.

TC me gaz jo më herët se 2029

Ndërkaq, sa i përket prodhimit të energjisë elektrike nga gazi, Rizvanolli theksoi se në rastin më të mirë termocentrali i gazit do të ishte i gatshëm për operim 8 vite prej tash.

“Nëse ish nënshkruar marrëveshja në atë kohë, nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, data më herëshme se kur do ta kishim termocentralin do të ishte viti 2029”, tha ajo.

Tutje, ajo theksoi se Kosova do ishte vetëm 25% hisedare e termocentralit.

Rreth pyetjes se me cfarë çmimi ish ble një megavat/orë energji elektrike e prodhuar nga termocentrali potencial me gaz i Kosovës, ministrja Rizvanolli theksoi se kjo është njëra prej atyre pyetjeve për të cilat nuk ka pasur përgjigje.

Mirëpo, ajo tha se në bazë të një vlerësimi fillestar, do të duheshin 40 euro në vlerë të gazit për të prodhuar 1 megav energji elektrike, pa llogaritur këtu edhe kostot e tjera përcjellëse.

E kjo, sipas Rizvanolli paraqet një çmim 30% më të lartë se sa energjia elektrike që e prodhon KEK-u sot.

“Ka qenë një ndër arsyet kyce pse nuk kemi vendosur që ta nënshkruajmë atë projekt në atë formë dhe në atë kohë. Përgjigja e thjeshtë është që nuk e di, çka e dijmë është se gjithsesi do të ishte më e shtrenjtë se sa rryma që e prodhojmë aktualisht”, tha ajo.

“Një vlerësim, për këtë nuk është bërë studim, por një vlerësim inicial ka qenë që 40 euro për megavat do të kushtonte vetëm gazi, pa e llogaritur koston e mirëmbajtjes së termocentralit, pa e llogarit koston e investimit kapital në termocentral, plus investimeve të tjera që do të duhet të bëheshin në gazsjellës e tjera”, theksoi Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli paralajmëron dekarbonizim të dyfisht në rast se Kosova vendos të inkorporojë gazin në miksin e saj energjetik

Ministrja Rizvanolli tha se gazi nuk është një burim i pastër i energjisë, ashtu sic po thuhet nga disa opozitarë.

Tutje, ajo theksoi se në rast se Kosova vendos që të fus gazin në miksin e saj energjetik, atëherë vendi do të ketë nevojë për derkabonizim të dyfishtë, një herë nga thëngjilli e më pas nga gazi, deri në vitin 2050

“Nuk është burim i pasër, është karburant fosil që përveç CO2 emeton edhe metan nga rrjedhjat e tij”, tha ajo.

“Nuk jemi duke folur për energji të pastër, jemi duke folur për një burim fosil i cili planifikohet që më së largu diku në 2050 do të dal nga përdorimi”, theksoi ajo.

“Do të thotë ne po flasim për një tranzicion prej qymyrit në gaz, dhe pastaj prej gazit në burime të ripërtëritshme të energjisë, brenda 21 viteve, që gjasat që kjo të jetë e përballueshme financiarisht për vendin tonë janë shumë të vogla. Megjithatë, ky opsion do të studiohet” , tha ajo.

Nëse dikush ka iluzione se ne mund ta heqim thëngjillin brenda një viti apo pesë viteve, apo ndoshta edhe brenda dhjetë viteve është iluzore me kushtet që i kem

Ekziston një perceptim në rritje se qeveria aktuale po blen kohë me arsyet e tyre për nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për të kryer studime e analiza të mëtejshme për të përcaktuar më mirë rezultatin e mundshëm për sektorin energjetik të Kosovës.

Ndërkohë, ndotja nga dy termocentralet e vjetëruar në Obiliq nuk ka shenja të ngadalësimit.

Në këtë mënyrë, ministrja Rizvanolli vuri në dukje se kapacitetet energjetike nuk mund të ndryshohen brenda një nate, ndërsa theksoi se viti 2040 nuk do ta gjejë Kosovën që të funksionojë ende me termocentralin Kosova A.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se mendimet se Kosova do të braktisë qymyrin në dhjetë vitet e ardhshme janë thjesht iluzione.

“Thëngjilli, nëse dikush ka iluzione se ne mund ta hekim brenda një viti apo pesë viteve, apo ndoshta edhe brenda dhjetë viteve është iluzore me kushtet që i kemi”, theksoi ministrja Rizvanolli.

“Mirëpo, cfarë jemi duke bërë është që kapacitetet egzituese të thëngjillit të kenë ndikim sa më të vogël ambiental, me ndihmën e BE ne jemi duke instaluar filterë për emetimin e NOX dhe SOX, në mënyrë që ndikimi ambiental të jetë sa më i vogël”, tha ajo.

“Kapacitetet energjetike nuk ndryshohen brenda natës. Termocentrali Kosova A nuk mund të dekomisionohet brenda natës, ne nuk mund të kemi iluzione të tilla. Nuk jemi duke folur për prodhimin e energjisë nga termocentrali Kosova A deri në 2040. Opsionet nuk janë kaq të limituara sa ja kemi limituar na vetës e qytetarët po mendojnë”, tha ajo.

Në këtë mënyrë, ajo nënvizoi alternativat e tjera që do të luajnë një rol kyç në furnizimin e Kosovës me energji elektrike: integrimin e tregut rajonal dhe investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Integrimi rajonal, bashkëpunimi me Shqipërinë në rradhë të parë, por edhe me vendet e tjera, është kyc dhe mund të jetë e do të jetë një pjesë e përgjigjes. Rritja e burimeve të ripërtëritshme do të jetë pjesa tjetër e përgjigjes”, tha ajo.

Rizvanolli: ne planifikojmë një takim të përbashkët për të diskutuar mundësitë për të investuar në kapacitete të përbashkëta për gjenerim të energjisë elektrike me Shqipërinë

Ministrja Rizvanolli poashtu foli për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në sektorin energjetik, ku theksoi se aktualisht Kosova bazohet komplet në Shqipërinë për balancim të sistemit.

“Ne aktualisht bazohemi komplet në Shqipërinë për balancim të sistemi, që është shumë e rëndësishme nga ana teknike”, tha ajo.

Për më tepër, ajo ndau se gjatë këtij muaji Kosova do të nënshkruaj një marrëveshje të rea me Shqipërinë për bursën e përbashkët energjetike, ALPEX.

“Nëse keni dyshime për qëllimin për të bashkëpunuar, punë që ka filluar më herët dhe do të intensifkohet do të jetë kjo për themelimin e bursës së përbashkët energjetike, të quajtur ALPEX. Për të cilën në fakt ne do të nënshkruajmë një marrëveshje të re gjatë muajit nëntor, është një bashkëpunim veçse ekziston dhe kemi punuar që disa muaj që ta intensifikojmë”, tha ajo.

Mirëpo, çka ishte edhe më e rëndësishme, ministrja Rizvanolli bëri të ditur se në takimet e rradhës me homologët në Shqipëri pritet të diskutohen mundësitë për investime në kapacitete të përbashkëta të gjenerimit të energjisë elektrike me Shqipërinë.

“Dhe kabintet tona të ministrisë së linjës në Shqipëri dhe kabineti im janë në kontakt që disa muaj, dhe ne planifikojmë një takim të përbashkët për të diskutuar më në detaje mundësitë potenciale për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin, duke parë potencialisht mundësitë për të investuar në kapacitete të përbashkëta për gjenerim të energjisë elektrike me Shqipërinë”, tha ajo.

Investimet nga MCC pritet të ulin humbjet teknike në rrjetin elektro-energjetik të Kosovës

Sic është raportuar edhe më herët, fondet e siguruara nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), në saje të disa projekteve të ndryshme, do të përdoren edhe për të përmirësuar infrastrukturën e rrejtit elektro-energjetik në Kosovë.

Këtë e pohoi përsëri ministrja Rizvanolli, e cila tha se përveç rrjetit të transmisionit, edhe rrjeti i distribuctionit pritet të jetë përfitues i investimeve nga ky fond. Por, theksoi ajo, këto investime do të jenë shtesë dhe nënkupton që projektet vetanake të KEDS do të realizohen poashtu.

“Ne në bashkëpunim me MCC-në jemi duke studiuar opsionet. Investimet do të mund të bëheshin në rrjetin e transmisionit dhe ose të distribucionit”, tha ajo.

“Por një gjë është e qartë, investimet që do të bëheshin do të ishin në përfitim të konsumatorit. Ato edhe nëse do të bëheshin në rrjet të distribucionit, që nuk po them se do të bëhen, nuk do t’i zëvendësonin investimet të cilat KEDS’i veç do t’i bënte brenda kësaj periudhe kohore”, sqaroi Rizvanolli.

“Kjo do të thoshte që në mund t’i ulim humbjet teknike në rrjetin e distribucionit shumë më shpejtë, që është tejet e rëndësishme për neve, sepse humbjet teknike në rrjetin e distribuctionit i kemi shumë të mëdha, dhe investimet kur vijnë prej grantit nuk reflektohen në tarifa tek konsumatorët”, theksoi ajo.

Viti 2022 pritet të shënoj testimin e skemave mbështetëse konkurruese

Rreth pyetjes se a do të ketë kapacitete të reja të gjenerimit të energjisë elektirke brenda mandatit të parë katër vjecar të qeverisë Kurti, Rizvanolli tha se ‘me rëndësi është të dijmë ku po shkojmë, si do ta financojmë, diçka që i ka munguar strategjive të kaluara të energjisë’

Ajo potencoi edhe potencialin e lartë e të pashfrytëzuar deri më tani të energjisë nga solare dhe ajo erës, si alternativat energjetike kryesore që duhet të zhvillohen në Kosovë.

Rizvanolli, poashtu përmendi se gjatë vitit të ardhshëm pritet të lansohet pilot projekti për skema konkurruese mbështetëse.

“Ne gjatë vitit të ardhshëm shpresojmë të lansojmë pilot projektet për skema konkurruese mbështetëse, për dallim nga skemat e mëherëshme që i kemi pasur që kanë qenë shumë të kushtueshme dhe nuk e kanë promovuar konkurrencën në mes të bizneseve”, tha ajo.