Prodhimi Vendor i Transformatorëve – Hapat Fabrika në Veri të Vendit
September 24, 2026
Më 10 Shtator 2026 është bërë hapja zyrtare e fabrikës për prodhimin e transformatorëve në Zubin Potok.
Prej tani Kosova do të prodhojë transformatorë 50 deri në 5000 kVA, për nevoja të tregut vendor dhe për eksport.
Fabrika është pjesë e kompanisë “Electro Plus” e cila është nën udhëheqjen e Hetem Tërllabuqi, dhe ka përvojë dhe ekspertizë në furnizimin, montimin dhe servisimin e transformatorëve të energjisë.
Pjesëmarrëse në eventin e hapjesë së fabrikës ishin ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila.
‘Kjo shënon një hap të ri në zhvillimin e ndërmarrjes: nga distributor dhe ofrues shërbimesh, në prodhues vendor me kapacitete për prodhim, testim dhe certifikim sipas teknologjive të avancuara. Tashmë, fabrika do të jetë nën udhëheqjen e znj. Ferdane Tërllabuqi, duke fuqizuar rolin e grave më udhëheqje në industri.
Hapja e kësaj fabrike përfaqëson një hap të rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik të Zubin Potokut. Investimi do të sjellë vende të reja pune, do të zhvillojë aftësi profesionale dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset dhe shërbimet lokale.’ thuhet në postimin e ministres Rizvanolli rreth hapjesë së fabrikës në rrjete sociale.
Prodhimi i transformatorëve është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e rrjetit vendor por edhe më gjerë. Për shkakt të zhvillimit të vrullshëm të sektrorit energjetik viteve të fundit, furnizimi me transformator është një sfidë globale.
Mbulimi i tregut me prodhime vendore mund të shihet si një ndihmesë e madhe.