Search

Pas investimeve në të, Kosova B pritet të operojë deri në 2040

27 Maj, 2022


Gjatë diskutimit të mbrëmshëm në #KALLXOPERNIME, Ministrja e Ekonomisë ndau edhe investimet që do të bëhen për rivitalizimin e dy termocentraleve ekzistues të vjetëruar me qymyr në vend.

Edhe pse projektet investuese të BE-së të parapara për Kosova B janë tashmë të njohura, Rizvanolli tha se termocentrali do t’i nënshtrohet projekteve investuese para projekteve të etiketimit të elektrofiltrave nga BE-ja.

Për më tepër, Rizvanolli theksoi se cikli jetësor operativ i termocentralit ‘Kosova B’, pas këtyre investimeve, pritet të zgjatet deri në vitin 2040.

“Në Kosovën B do të realizohen investime të cilat e rrisin eficensën, mirëpo të cilat gjithashtu e ulin ndotjen”, tha ajo në #KALLXOPERNIME, përcjell Kosovo.energy.

“Në ‘Kosova B’ do të bëhen investime që do të rrisin efiçiencën dhe ulin ndotje. Siç është investimi i elektrofiltrave që është projekt nga BE-ja dhe pritët të realizohet deri në vitin 2025”, theksoi ajo.

“Këto do të ndodhin gjatë vitit në vijim, gjatë periudhës kur konsumi është më i ulët sigurisht. Që do të thotë, pranverë, verë”, tha Rizvanolil.

“Në B investimet që i paraprijnë investimeve në filtera do të financohen nga KEK, nga burime vendore, ndersa elektrofiltrat nga BE”, tha ajo në #KALLXOPERNIME, përcjell Kosovo.energy.

“Këto filtra parashikohen të funksionojnë për pjesën e mbetur të jetës së ‘Kosovës B’. Në modelimet që i kemi bërë në strategijnë e energjisë, kemi paraparë që ‘Kosova B’ të funksionoj deri në vitin 2040, mirëpo duhet pasur parasysh se strategjia është për 10 vite, synimet strategjike janë më afatgjate, janë për të shkuar në drejtimin e duhur të së ardhmes”, theksoi Rizvanolli.