Search

Gjykata urdhëron Shell të ulë emetimet e CO2 në një vendim historik për ndryshim klimatik

31 Maj, 2021


Një gjykatë Holandeze gjatë javës që lëmë pasë ka urdhëruar kompaninë e mirënjohur shumëkombëshe të naftës dhe gazit “Royal Dutch Shell”, apo njohur ndryshe si vetëm Shell, që të ulë emetimet deri në 45% neto deri në 2030 krahasuar me nivelet që kishte në 2019, në një rast gjyqësor që tashmë konsiderohet të jetë historik për grupet aktiviste për ndryshim klimatik, gjersa këta të fundit e cilësuan vendimin si një fitore për planetin tokë.

Gjykata e distriktit të Hagës ka vendosur që gjigandi energjetik Anglezo-Holandez ka një detyrim që të kujdeset për të ulur emetimet teksa ka vlerësuar se planet aktuale të kompanisë për uljen e emetimeve nuk ishin të mjaftueshëm “konkrete” apo direkte.

Nga shumë ky vendim vlerësohet se mund të vendos një precedent për raste të ngjashme ndaj ndotësëve që operojnë në shumë vende përgjatë gjithë botës.

Aktivistët janë mbledhur jasht sallës së gjykatës teksa kanë shpërthyer nga gëzimi kur vendimi u lexua me zë të lartë.

“Klima fitoj sot”, tha Roger Cox, një avokat për krahun Hollandez të Miqve të Tokës, që ishte një ndër organizatat mbrapa rastit.

“Ky vendim do të ndryshoj botën. Anë e mbanë botës, njerëzit janë në fazat fillestare duke marrë veprime ligjore ndaj kompanive të naftës në ndjekje të shembullit tonë”, ka shtuar Cox.

Gjykata e Hagës nuk specifikoj se si Shell do të arrijë të implementoj uljet e emetimeve të përcaktuara nga vendimi, duke thënë se kompania mëmë e gjigandit të energjisë “ka lirinë e plotë se si arrinë obligimin e uljes së emetiemve dhe si riformon politikën e korporatës së grupit Shell”.

Në një reagim me shkrim, Shell ka thënë që pret që të kundërshtoj “vendimin zhgënjyes të gjykatës”.

Kompania ka thënë se tashmë “është duke investuar miliarda dollar në energji me karbon të ulët, duke përfshirë edhe rimbushjen e automjeteve elektrike, burime të riëprtërishme dhe bio-karburante. Ne duam të rrisim kërkesën për këto produkte dhe të rrisim shkallën e bizneseve tona të reja energjetike edhe më shpejt”.

Shell ka thënë që se ka vendour “një ambicie për tu bërë një biznis energjetik me zero emetime neto deri në 2050, apo edhe më herët”.

Ndryshe, gjykata në një përmbledhje në gjuhën angleze të vendimit ka bërë të ditur se Shell aktualisht nuk ishte në shkelje të detyrimit të saj për të ulur emetimet, siç kanë argumentuar grupet ambientaliste, sepse kompania mëmë ishte duke shtrenguar politikat e emetimeve.

Mirëpo, ajo përsëri vendosi që politika e Shell “nuk është konkrete, ka shumë paralajmërime dhe është e bazuar në monitorimin e zhvillimeve sociale më para se përgjegjësitë e vetë kompanisë për të ulur emetimet e CO2”.
“Në këtë mënyrë, gjykata ka urdhër Shell që të ulë emetimet e grupi Shell, të furnizuesëve dhe konsumatorëve të saj në 45% neto, krahasuar me nivelet e saj të vitit 2019, deri në fund të 2030, përmes politikave të korproatës të grupit Shell”, kishte theksuar përmbledhja e gjykatës.

Një grup prej shtatë organizatave mjedisore dhe për të drejtat e njeriut dhe rreth 1,700 qytetarë holandez kishin dorëzuar rastin në 2018, duke bërë thirrje tek gjykata për të urdhëruar Shell që të ulë emetimet në përputhje me objektivat botërore të përcaktuara qysh në marrëveshjen klimatike të Parisit në 2015, e cila kishte theksuar që Shell do të ulë emetimet deri në 45% deri në 2030.

Ndryshe, një ndër rastet më të suksesshme që ishte vendosur në favor të ndryshimit klimatik ishte poashtu në Holandë, ku Gjykata Supreme dy vite më parë kishte mbështetur vendimin e vitit 2015 që kishte për qëllim detyrimin e qeverisë që të ulë emetimet për të paktën 25% deri në fund të 2020, nga nivelet referente të 1990.

Në anën tjetër, në muajin shkurt, një gjykatë në Paris kishte vendosur që qeveria Franceze kishte dështuar që të ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të luftuar ndryshimin klimatik në një rast që ishte sjellur nga katër OJQ.

Shell investon në LanzaJet, kompaninë që po konverton alkoolin në karburant për avion

Lexo më shumë

Kompania më e madhe e derivateve të naftës në botë synon prodhimin e hidrogjenit me Kinën

Lexo më shumë