KEDS Academy hap thirrjen për aplikime për gjeneratën e 13-të
October 23, 2026
KEDS ka hapur aplikimet për vitin e 14 me rradhë për akademin e trajnimit dhe punës praktike për nxënës dhe student të interesuar në sektorin e energjisë.
Thirrja i dedikohet studentëve të vitit të tretë të Universitetit të Prishtinës në drejtimet elektroenergjetikë, juridik, ekonomi dhe ndërtimtari si dhe nxënësve të klasës së dymbëdhjetë të shkollave të mesme profesionale me profilet energjetikë, ndërtimtarisë dhe makinerisë.
KEDS Academy ofron mundësi për zhvillim profesional praktikë në industrinë e energjisë dhe lehtësim të hyrjes në tregun e punës për të rinjtë.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më 13 Nëntor 2025. Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojn formularin e aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni duke ndjekur Link-un, në Zyrën Qendrore të KEDS në Prishtinë ose në adresën [email protected].
/Kosovo Energy News