Search

Shell investon në LanzaJet, kompaninë që po konverton alkoolin në karburant për avion

08 Prill, 2021


Gjiganti energjetik Shell i është bashkangjitur investitorëve strategjik që duket se po marrin një kthesë drastike për të financuar LanzaJet, kompania që po komercializon procesin e konvertimit të alkoolit në karburant të avionit.

Kompanitë tjera që duket se janë bërë pjesë e kësaj lëvizje për pjesmarrje në investime janë All Nippon Airëays, Suncor Energy, Mitsui dhe jo më pak se British Airways.

LanzaJet duket se është duke marrë një qasje në etapa të investimeve nga korporatat mbështetëse, duke mundësuar ata që të investojn kapital shtesë gjersa kompania zgjerohet në impiante më të mëdha të prodhimit.

Mirëpo, termat dhe kushtet e investiemve fillestare, apo edhe vlerësimi i LanzaJet pas zotimit, nuk ishin bërë publike.

LanzaJet pretendon se mund të ndihmoj industrinë e aviacionit të arrijë zero emetime, diçka që mund të shkoj shumë larg për të ndihmuar botën të arrijë objektivat e saj për ulje të emetimeve të vendosura në Marrëveshjene e Parisit.

“Teknologjia LanzaJet hap një rrugë të re dhe emocionuese për të prodhuar SAF duke përdorur procesin AtJ dhe do të ndihmoj të adresoj kërkesën urgjente për SAF të sektorit të aviacionit. Kjo demonstron që industria mund të lëviz më shpejt dhe të ofroj më shumë kur ne punojmë së bashku”, tha Anna Mascolo, Presidente e Shell Aviation, në një deklarat.

Avantazhet e karburantit të LanzaJet janë se nuk kërkon ndonjë ndryshim të motorëve apo infrastrukturës që përbënë avionët aktual

LanzaJet aktualisht është duke ndërtuar një impiant për përpunimi ne alkoolit në karburant për avion në Soperton të Georgia. Në pëfundim të ndërtimi të saj, kjo do t’a bënte këtë si impiantin e parë të shkallës komerciale për prodhimin e qëndrueshëm të karburantit për avion sinstetik, me një kapacitet prej 37,854,117.84 litra në vit.

Tutje, karburanti përgatitet duke përdorur përbërës të etanolit, diçka që Shell është shumë i njohur me të. Përmes projektit të Raizen në Brazil, Shell është duke prodhuar bio-etanol për më shumë se 10 vite.

Kompania pret që karburanti i qëndrueshëm do të përzihet me karburantin tradicional të avionëve për t’i furnizuar avionët në një mënyrë më pak karbon intensive. Afro 90% e prodhimit të kompanisë do të jetë karburant për avionë, gjera pjesa e mbetur prej 10% do të jetë naftë e renovueshme, tha kompania.

LanzaJet është konfirmuar që të përfshihet në afro 50% të karburantit të avionëve, sasia maksimale e lejuar nga ASTM, gjersa konsiderohet të jetë një karburant leht i për të inkorporuar, pasiqë nuk nevojitet asnjë modifikim në motorët, apo edhe infrastrukturën përcjellëse të avionëve.

Poashtu, SAF nga LanzaJet ofron më shumë se 70 përqind ulje në emetime të gazrave serrë në bazë të ciklit jetësor, krahasuar me karburantin e avionëve konvencional.

Mundësitë e ndryshme të përdorimit të etanolit, dhe fokusi për ulje të karbonit, përdorimin e burimeve të bazuara në mbeturina dhe mbetje jo ushqimore, përgjatë disponueshmërisë në të gjithë botën të etanolit, e bëjnë teknologjinë nga LanzaJet një zgjidhje të spikatur dhe të qëndrueshme.