Kosova dhe SHBA-ja themelojnë Grupin Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë – Cilat tema do të shqyrtohen?
October 19, 2026
Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në grup marrin pjesë përfaqësues politikë dhe teknikë të sektrorit energjetik, duke përfshirë: Ministrinë e Ekonomisë, KEK-un dhe KOSTT-in, si dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, ky grupg synon të forcojë bashkëpunimin për sigurinë energjetike dhe energjinë e përballueshme. Përmes shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës, palët do të shqyrtojnë mundësitë që u përgjigjen prioriteteve të përbashkëta dhe nevojave të sektorit të energjisë në Kosovë.
“Kjo nismë është vazhdimësi të bashkëpunimit e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sektorin e energjisë, përfshirë iniciativa të rëndësishme si themelimi i bursës shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, hartimi i Strategjisë së Energjisë, zhvillimi i ankandit të parë solar, si dhe investimin në bateri për ruajtjen e energjisë në kuadër të Programit Kompakt me MCC-në, ndër të tjera.” thuhet në njoftimin e ME, rreth këtij takimi të parë.
Po, pas një sëri thirrjesh dhe fushatash nga institucione të ndryshme amerikane, tema e gazit nuk u përmend si pikë kyçe e këtij grupi. Mbetet të konfirmohet se a do të zbatohen planet e SHBA-ve dhe në Kosovë për formimin e rrjeti të gazsjellit Ballkanik.
/Kosovo Energy News