Search

# Zyrtarizohet marrëveshja dhe për një Ankand të Energjisë së Erës – Këtë rradh me kapacitet deri në 200MW

October 19, 2026


Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC, zgjerojnë bashkëpunimin për zhvillimin e ankandeve të energjisë nga era.

Ministria e Ekonomisë (ME) dhe IFC kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim vazhdimin dhe zgjerimin e mbështetjes për përgatitjen dhe zbatimin e ankandeve për energjinë nga era në Kosovë.

Nga ME kanë njoftuar se përmes kësaj marrëveshjeje, IFC do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike dhe këshillimore për Ministrinë e Ekonomisë në zhvillimin e ankandeve të ardhshme për energjinë e erës, duke kontribuar në zgjerimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik të vendit.

Ankandi i parë për zhvillimin e kapaciteteve të energjisë nga era, me kapacitet prej 50 deri në 100 MW, aktualisht ndodhet në fazën e vlerësimit të ofertave.

Ankandi i Erës: Dorëzohen ofertat nga ofertuesit

Lexo më shumë

Kjo marrëveshja e re zgjeron mbështetjen e IFC-së edhe për ankandet e ardhshme, me synimin për të shtuar 200 MW kapacitete të reja të energjisë nga era dhe për të arritur një kapacitet total deri në 300 MW.

Ky bashkëpunim synon të mbështesë zhvillimin e një tregu konkurrues, transparent dhe tërheqës për investime në energjinë e ripërtëritshme.