Search

Gjermania merr vendim kritik, do të riaktivizojë termocentralet pas kufizimit të gazit rus

12 Korrik, 2022


Legjislaturat në Gjermanisë kanë miratuar amendamentin për t’i bërë sërish funksionale termocentralet me qymyr, pasi Rusia kufizon furnizimet me gaz. Me ndryshimin u tha se do të përshpejtohet përhapja e energjisë së gjelbër si turbinat e erës.

Miratimi u bë pasi energjia u bë një çështje e sigurisë kombëtare. Prandaj, u tha se prodhimi i energjisë së gjelbër do të përshpejtohet dhe termocentralet me qymyr do të rihapen. Lidhur me ndryshimin, qeveria gjermane tha: “Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili shkel ligjin ndërkombëtar dhe ulja e furnizimit me gaz rus shkaktojnë konfuzion të madh në tregjet e energjisë. Aktualisht ka një ndërprerje në furnizimin me gaz. Situata e furnizimit është përkeqësuar ndjeshëm.”

Ministri i Ekonomisë dhe Klimës Robert Habeck bëri një deklaratë dhe tha: “Ne po përgatitemi që situata në tregjet e energjisë të përkeqësohet. Situata në tregun e gazit është e tensionuar dhe fatkeqësisht nuk mund të anashkalojmë përkeqësimin e situatës. Kjo është arsyeja pse ne mprehim instrumentet tona dhe përgatitemi”.

Federata e Industrive Gjermane (BDI), që përfaqëson industrialistët, bëri një deklaratë dje dhe tha se ishte një vendim i vonuar, por vendimi i duhur për funksionimin e përkohshëm të termocentraleve me qymyr, në lidhje me miratimin e ndryshimit të ligjit.

“Politikanët dhe biznesi duhet të përdorin muajt e verës për të kursyer gaz dhe për të mbushur rezervuarët e magazinimit përpara sezonit të ardhshëm të ngrohjes”, thuhet në deklaratë. Përndryshe, ekziston rrezik serioz i mungesës së gazit me rënie të prodhimit në industri. Në një situatë të tensionuar, çdo ditë e fituar dhe çdo metër kub gaz i kursyer është i rëndësishëm.”

//albeu.com

Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli: Ndërtimi i termocentralit të ri nuk është një nga opsionet që po shqyrtojmë

Lexo më shumë

Kryeministri Kurti: Ne do të dëshironim të heqim dorë nga qymyri, mirëpo nuk mundemi

Lexo më shumë

Kryeministri Kurti: Qymyri do të jetë dominues gjatë mandatit të parë

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli: Konsumi i energjisë së gjelbër do të rritet në 30% deri në 2031

Lexo më shumë

Rizvanolli: Mendimi se mund ta heqim brenda dhjetë viteve thëngjillin është iluzion me kushtet që i kemi

Lexo më shumë