Search

Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli: Ndërtimi i termocentralit të ri nuk është një nga opsionet që po shqyrtojmë

25 Janar, 2022


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka adresuar kritikat e opozitës që kanë shenjëstruar atë dhe qeverinë për mosnënshkrimin e kontratave të mëherëshme për blerjen e energjisë elektrike, si mjet për të zbutur dhe paraprirë krizën energjetike.

Rizvanolli ka shpjeguar se asnjë shtet në Evropë nuk ka arritur ta zbusë krizën nga këto lloj kontratash.

Për më tepër, ajo vuri në dukje se është më e lirë të paguhen gjobat dhe të ndërpriten kontrata të tilla në momente të tilla krize, duke shpjeguar se kjo ndodh mjaft shpesh dhe ato dështojnë.

“Është me rëndësi të qartësohet kjo, sepse nuk e di kush e ka filluar këtë ide, që nuk jeni përgatitur nuk keni blerë kontrat, energji me kohë e të tjera. Mirëpo, duhet të thuhet se nuk e di që ka ndonjë vend në Evrop që e ka zbutur krizën me anë të këtyre kontratave edhe kur ka pasur kontrata të tilla në momente të krizave sic është kjo shpesh këto dështojnë”, tha ajo.

“Sepse është më lirë të paguhen penaltitë dhe shkëputet kontrata se sa të vazhdohet me një kontrat të tillë, megjithatë, cështja e blerjes në treg bëhet nga furnizuesi i cili në Kosovë është KESCO dhe ne do të kërkojmë nga rregullatori që ta vlerësojë nëse ka pasur hapësirë që KESCO t’a bëjë këtë punë më mirë dhe nëse është ndonjë dobësi qoftë nga ana e KESCO qoftë nga ana e rregullimit që duhet të përmirësohet”, tha Rizvanolli.

Këto komente Rizvanolli i bëri gjatë diskutimit në Interaktiv, në kuadër të KTV.

Rizvanolli: Do të punojmë së bashku me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për t’i hequr barrierat administrative burokratike

Gjithashtu, ministrja e ekonomisë diskutoi edhe për vizionin afatmesëm dhe afatgjatë të strategjisë së ardhshme të energjisë.

Nga ana tjetër, ajo diskutoi edhe për hartimin e masave të menjëhershme për rritjen e efiçencës energjetike për zbutjen e ndikimit të dimrit të ardhshëm.

Përveç formimit të fondit për konsumatorët në nevojë, ajo përmendi masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat publike si dhe rrufetë publike, ajo përmendi edhe instalimin e paneleve diellore.

Për më tepër, ajo përmendi se do të punojnë me ZRRE-në për të hequr barrierat administrative burokratike për t’u mundësuar atyre që duan të prodhojnë energji elektrike përmes paneleve diellore.

“Përderisa po përballemi me krizë energjetike ne jemi duke vazhduar intenzivisht punën edhe në dy drejtime, e para strategjia e energjisë, vizioni strategjia në afatmesëm dhe afatgjatë, dhe nga ana tjetër jemi duke punuar në dizajnimin e masave të menjhërshme që do ta mund t’a rrisin eficensën e energjisë deri në dimrin tjetër, në mënyrë që dimri tjetër të na zë më pak të ndjeshëm ndaj një krize të tillë.

“Sa i përket masave të mënjehërshme që mund të ndërmarrim, përvec dizajnimit të fondit për konsumatorët në nevojë, të cilin do të fillojmë ta dizajnojmë menjëherë në mënyrë që aplikohet prej vitit tjetër.

“Në aspektin e eficensës së energjisë, mund të bëjmë shumë. Ne vec kemi shumë projekte në eficensë të energjisë të ndërtesave publike, të ndricimit publik. Jemi duke folur për dhjetëra projekte, tash këto janë të shpërndara në projekte të ndryshme kshtuqë nuk mund t’i them shifrat e sakta, por jemi duke folur për dhjetëra projekte të renovimit të ndërtesave, të izolimit të ndërtesave publike, ose të ndricimit publik, ose të vendosjes së paneleve solare”, tha ajo.

“Përvec kësaj, jemi duke punuar sëbashku me Ministrinë e Financave, për të pasur stimuj fiskal, në mënyrë që pajisjet dhe materialet që e nxisin eficensën e energjisë sic janë pompat termike, mund të jenë veturat elektrike e të tjera, të mund të importohen pa dogan dhe pa TVSH”, tha Rizvanolli.

“Ne jemi duke përgatitur një list të produkteve në lidhje me këtë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se do të organizojnë një panair për efiçiencën e energjisë në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane dhe GIZ.

“Kemi plan të organizojmë një panair të eficensës së energjisë në maj ose qershor të këtij viti, në bashkëpunim me Giz’in dhe Qeverinë Gjermane, ku do të marrin pjesë firma Kosova dhe Gjermane, dhe me këtë rast i bëj thirrje firmave Kosovare që të fillojnë të përgatiten për këtë panair në mënyrë që t’a shfrytëzojnë në mënyrë maksimale”, theksoi ajo.

“Do të punojmë së bashku me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë për t’i hequr barrierat administrative burokratike për të ju mundësuar atyre që dëshirojnë, ekonomive familjare, si dhe bizneseve që dëshirojnë të prodhojnë një pjesë të energjisë elektrike përmes panaleve solare ta bëjnë këtë më lehtë se sa që ka qenë deri më tani”, tha ajo.

“Kjo do t’i bëjë bizneset më pak të ndjeshme ndaj këtyre lëvizjeve të cmimeve të importit, dhe do ta zbusë edhe këtë konsumin e madh që e kemi”, tha ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli: Ndërtimi i termocentralit të ri nuk është një nga opsionet që po shqyrtojmë

Ndërkohë, minsitrja e ekonomisë u pyet edhe nëse strategjia e ardhshme e energjisë do të përfshijë një termocentral të ri me qymyr.

Ajo kujtoi me shpejtësi se u konfirmua në shumë raste se një termocentral i ri me qymyr nuk është një nga opsionet që po shqyrtohet.

“Unë këtë e kam thënë edhe disa herë, e kemi thënë në disa raste, ndërtimi i një termocentrali të ri nuk është një prej opsioneve të cilin jemi duke e konsideruar”, tha ajo.

“Në kuadër të studimit i cili i paraprinë strategjisë dhe në kuadër të strategjisë do të definohen shumë gjëra, një gjë që e dijmë termocentral i ri jo, dhe një gjë tjetër që është e qartë do të jemi ambicioz sa i përket prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme”, theksoi Rizvanolil.

Ajo kujtoi gjithashtu se Kosova është zotuar të arrijë dekarbonizimin deri në vitin 2050, por braktisja e menjëherëshme e qymyrit sipas Rizvanollit është e pamundur.

Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se Kosova B do të vazhdojë të jetë bartësi kryesor i energjisë së ngarkesës bazë, por me një pikëpamje ambicioze drejt dekarbonizimit dhe investimeve në BRE.

“E para gjë që dua të them është se këto nuk janë zero dhe një, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Synimi për dekarbonizim deri në 2050 nuk do të thotë që ne do të heqim dorë nga qymyri sot ose nesër, kjo do të ishte e pamundur, do të ishte shumë e mirë nëse do ta bënim këtë dhe të prodhonim energji të pastër menjëherë”, theksoi Rizvanolli.

“Për neve, kjo është e qartë që edhe për një kohë do të përfshijë thëngjillin, është e qartë që Kosova B do të vazhdoj të jetë bartësi kyc i asaj kërkesës bazë për energji, baseload, është e qartë që do të jemi ambicioz drejt dekarbonizimit, pjesa tjetër është dicka që strategjia do të na sqaroj”, tha ajo.

Rizvanolli: Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi nuk përjashtohet

Në anën tjetër, kur është pyetur për mundësinë e futjes së gazit në miksin energjetik të Kosovës, Rizvanolli ka shpjeguar se kjo mundësi nuk mund të përjashtohet.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se duhet të merren parasysh kapacitetet e përbashkëta, veçanërisht me Shqipërinë.

“Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi nuk përjashtohet. Gjithashtu, do të konsiderojmë edhe ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta nga gazi në ndonjë shtet fqinjë, në rradhë të parë me Shqipërinë”, theksoi ajo.

“Nëse kjo tregohet fizibile, këto të gjitha janë mundësi të cilat janë duke u shqyrtuar, dhe të cilës besoj që shpejtë, së paku disa prej këtyre pikpytjeve do t’iu jepet një përgjigje shpejtë”, tha ajo.

Në pyetjen nëse megavatet e prodhuara nga hidrocentralet në Kosovë janë përfshirë në raportin e ZRRE-së?

Rizvanolil u përgjigj me “Mendoj që po”.