Search

Vlerësimi i IEA për energjinë bërthamore ‘jopraktik’, ka deklaruar Shoqata Bërthamore Botërore

20 Maj, 2021


Skenari për Net Zero Emetime (NZE) nga Agjencioni Ndërkombëtar i Energjisë, IEA, ka vënë shumë besim në teknologji të cilat janë “të paqarta, pa testuara dhe jo të besueshme”, dhe dështon për të reflektuar madhësinë dhe nivelin e kontributit që do mund të bënte energjia bërthamore, ka thënë Shoqata Botërore për Energji Bërthamore, WNA.

“Duke marrë parasysh se më shumë se 60% e energjisë elektrike në botë aktualisht gjenerohet nga burimet fosile, nëse ne shpresojmë të eleminojmë këtë në më pak se 30 vjet, atëherë vlerësimi i bërë nga IEA për rolin e energjisë bërthamore është shumë jopraktikë”, ka thënë WNA.

Mirëpo, në këtë raport – Net Zero deri në 2050: Një udhëzues për Sektorin Global të Energjisë, organizata ka konkluduar se energjia bërthamore do të bëjnë një “kontribut të rëndësishëm” në skenarin për të arritur NZE, dhe do të siguroj një “bazë thelbësore” për tranzicionin drejt sistemit energjetik me zero emetime.

Raporti poashtu nënvizon që dështimi për të marrë vendime në kohën e duhur në lidhje me energjinë bërthamore do të “ngriste koston e rrugëtimit të emetimeve net-zero dhe do të shtonte rrezikun për të arritur këtë objektiv”.

Ndonëse thekson se energjia bërthamore do të ketë rol të rëndësishëm në tranzicionin energjetik, IEA parashikon se pjesëmarrja botërore në miksin energjetik i këti burimi do të bie nga 10.5% në 8%

Energjia bërthamore aktualisht është burimi i dytë më i madh i energjisë së pastër në botë dhe i pari në vendet e zhvilluara, mirëpo skenari NZE projekton që pjesëmarrja e energjisë bërthamore në miksin energjetik botëror do të bije nga 10.5% në 8%.

Tutje, skenari poashtu projekton që sasia e energjisë së furnizuar nga enerjgia bërthamroe do të rritet deri në 40% deri në 2030 dhe do të dyfishohet deri në 2050, dhe që kapacitete të reja të gjenerimit të energjisë nga ky burim do të arrijnë 30GË në baza vjetore deri në vitet e dekadës 2030.

Mirëpo, skenari poashtu ka nënvizuar një komponentë tjetër të rëndësishme në gjenerimin bërthamor, veçanërisht në periudhën afatshkurtër, që do të zgjaste operacionet e reaktorëve bërthamor ekzistues, pasi ato janë “një nga burimet më efektive me kosto të energjisë elektrike me karbon të ulët”.

SHBA-të propozojnë që tranzicioni i energjisë të përcillet me energji bërthamore

Lexo më shumë

Industria bërthamore ka një objektiv që parasheh që kjo e fundit do të jetë përgjegjës për së paku 25% të energjisë elektrike deri në 2050

Në anën tjetër, industria bërthamore ka një objektiv të harmonisë i cili parasheh se energjia bërthamore do të siguroj së paku 25% të energjisë elektrike botërore deri në 2050.

Për të arritur këtë objektiv do të nevojitet zhvillimi dhe vendosja e rreth 1000GË të kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë nga energjia bërthamore, gjersa objektivi do të nevojitet që të shfrytëzoj maksimalisht kontributin e reaktorëve në operim sot.

Energjia bërthamore do të kontribuojë “shumë më shumë” se sa që është projektuar në raporti ne IEA, ka thënë Shoqara.

Përveç energjisë elektrike, energjia bërthamore mund të gjeneroj nxehtësi me zero emetime, duke shpalosur kështu potencialin për të kontribuar në përpjekjet e dekarbonizimit përtej gjenerimit të energjisë elektrike në sektorë të tjerë të vështirë për tu zbutur.

“Kjo është një mundësi që raporti i IEA mezi e prek,” shtoi ajo.

“Duke dështuar të shqyrtojmë me një ambicie të përshtatshme kontributin që mund të japë energjia bërthamore, aftësia për të implementuar skenarin Net Zero të IEA ka një rrezik shumë më të lartë të dështimit,” tha Shoqata.

Minatorët në Australi i bëjnë thirrje BE-së ti vlerësojë si të qëndrueshme energjinë bërthamore dhe karburantet fosile

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë synon subvencione për termocentrale bërthamore për të ndihumar arritjen e objektivave klimatik

Lexo më shumë