Search

Minatorët në Australi i bëjnë thirrje BE-së ti vlerësojë si të qëndrueshme energjinë bërthamore dhe karburantet fosile

23 Mars, 2021


Këshilli i Mineraleve në Australi është akuzuar nga një organziatë nga Londra, InfluenceMAP, mbi përpjekjet për të shtyer ‘qasjen negative në politikat klimatike’.

Këshilli i Mineraleve në Australi është përfshirë në debatin për politika klimatike të Komisionit Evropian, duke nxitur këtë të fundit që të përfshijë burimet fosile me teknologji të kapjes dhe magacinimit të karbonit (CCS) dhe energjinë bërthamore në listën e iniciativave zhvillimore miqësore ndaj mjedisit.

Në një letër drejtuar Komisionit Evropian, Këshilli i Mineraleve në Australi ka thënë se taksat e propozuara të BE-së për aktivitete të qëndrueshme që kishin për qëllim të përkufizonin investimet brenda në kuadër të marrëveshjes së gjelbër evropiane ishin jo-konsistente në mënyrën e trajtimit të teknologjive të pastërta pasi favorizonte burimet solare, të erës dh biokarburantet kundrejt burimeve bërthamore dhe të teknologjive të kapjes dhe magacinimit të karbonit (CCS).

InfluenceMap akuzon Këshillin e Mineraleve në Australi për qasje negative në betejën ndaj ndryshimeve klimatike

Grupi i minatorëve ka thënë se ishte shqetësuar nga fakti se kjo qasje do të ndikonte në përcaktimin e llojeve të investimeve që mbështeteten nga kompanitë e BE-së si dhe do të rriste kostot e uljes së emetimeve të CO2. Ata bën thirrje për rishikim të qasjes.

MCA në letrën e saj ka thënë se nuk ka kurrfarë arsyje që teknologjia CCS dhe energjia bërthamore të trajtohen ndryshe, pasi shumë nga vendet në BE përdorin qymyrin, gazin dhe burimet bërthamore.

‘Ndër shqetësimet kryesore të MCA ka të bëjë me ndikimin që taksat e qëndrueshmërisë do të kenë, jo vetëm në Bashkimin Evropian, por në të gjitha ku invston ndërmarrjet e BE-së’, ka thënë MCA në letër.

Duke u bazuar në të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), MCA ka thënë se përdorimi i teknologjive të ndryshme sikurse ato të CCS vetëm do të ndihmonin qëllimet për të zvogëluar emetimet në vitin 2030, ose për të larguar ato krejtësisht në vitin 2050.

Përkushtimi i MCA ndaj ndryshimeve klimatike i ngadalshëm dhe i vështirë

Këshilli i Mineraleve në Australi ka kohë të gjatë që është akuzuar për pengimin e veprimeve për të adresuar krizën klimatike në Australi.

MCA poashtu kishte bërë edhe fushata agresive kundër përpjekjeve të partisë së punës në Australi për të prezantuar skemën e çmimeve të karbonit.

Mirëpo, pas presionit nga anëtarët kryesor të saj – BHP dhe Rio Tinto, MCA kishte filluar të ndryshojë pozicionin.

Për shkak të presionit, MCA krijoi planin për klimë dhe shpalosi përkushtimin për zbatim të marrëveshjes së Parisit për zero emetime, por nuk kishte përcaktuar afate kohore në plan.

Versioni final i taksave të reja të qëndrueshm të BE-së është shtyer për Prill, 10 vende të BE-së kërkojnë që gazi të listohet si një burim i qëndrueshëm energjetik

Taksat e reja të BE-së mbi qëndrushmërinë janë menduar të ndihmojnë arritjen e objektivit të zvogëlimit të emetimeve për të paktën 55 për qind deri në 2030, në krahasim me nivelet e regjistruara në vitin 1990.

Komisioni Evropian kishte thënë se pret që taksat e reja do të “krijonin siguri për investitorët, ndihmonin kompanitë që të planifikojnë tranzicionin, dhe të ulin fragmentimin e tregut duk orientuar investimet aty ku duhet më së shumti”.

Propozimi final për taksat për qëndrueshmëri të BE-se pritej në Janar por vendimi është shtyrë pasi 10 vende anëtar të BE-së kundërshtuan propozimin fillestar pasi dëshironin që gazi të cilësohet si një burim i qëndrueshëm energjetik.

Teknologjia e kapjes së karbonit ende në faza të hershme të zhvillimit, projekti më i njohur me këtë teknologji ështe kritikuar rëndë në aspektin financiar

CCS, që më së shpeshti përfshinë kapjen e emetimeve dhe futjen e tyre nëntokë, mbetet ende në faza të hershme të zhvillimit, pavarësisht angazhimeve dhe financimit në vlera milard-dollarëshe.

Ende nuk është dëshmuar nëse ky proces është i duhur për të zvogëluar emetimet nga gjenerimi i energjisë nga karburantet fosile.

Në anën tjetër, një nga projektet më të spikatura që kanë të instaluar teknologjinë CCS, Petra Nova në Teksas ishte kritikuar për shkak të përformancës së dobët financiare.

E rëndësishme të theksohet se në Australi projektet e energjisë bërthamore janë të ndaluara, ndërsa disa deputetë dhe udhëheqës të industrisë duan që ato të lejohen.