Search

SHBA-të propozojnë që tranzicioni i energjisë të përcillet me energji bërthamore

06 Prill, 2021


Energjia bërthamore mund të konsiderohet nga SHBA-të si një ndër burimet energjetike që mundëson tranzicionin energjetik në kuadër të planeve infrastrukturore, ka thënë këshilltarja për klimë e Presidentit Biden – Gina McCarthy.

Kësisoji, McCarthy la të kuptohet se energjia bërthamore mund të kategorizohet si burim i pastër në listën e burimeve që mundësojnë tranzicionin e energjisë elektrike në SHBA.

Këto komente McCarthy i bëri pasi disa politikanë dhe ambientalistë kanë shfaqur shqetësime rreth mbetjeve radioaktive dhe operimit të minierave të uranimuit në procesin e prodhimit të energjisë bërthamore.

Përfshierja e burimeve bërthamore në të ashtu-quajturin Standard të Energjisë së Pastër mund të sjellë shumë përfitime për shumë kompai, duke përfshirë NuScale Poëer, TerraPoëer, Ëestinghouse Electric, General Electric dhe Exelon Corp.

‘Standardet për Energji të Pastra do të jenë më gjithpërfshirëse’, ka thënë McCarthy, duke shtuar se edhe sistemet e kapjes së karbonit gjithashtu janë përfshirë në propozimin e SHBA-ve për zhvillim energjetik.

SHBA-të kanë përfshirë kërkesën për energji të pastër në planin për zhvillim infrastrukturor në vlerë prej 2.25 trilion dollarësh, të shpërfaqur nga Presidenti Biden këtë të Mërkurë.

Plani i Biden bën thirrje për investime gjithpërfshirëse në veturat elektrike, energji të ripërtëritshme dhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-ve për të forcuar ekonomine krahas luftës ndaj ndryshimeve klimatike.