Search

Shtëpia e Bardhë synon subvencione për termocentrale bërthamore për të ndihumar arritjen e objektivave klimatik

06 Maj, 2021


Shtëpia e Bardhë në javët e fundit ka sinjalizuar në mënyrë private tek ligjbërësit rreth mbështetjes së subvencioneve nga taksapaguesit për të mbajtur impiantet bërthamore të hapura. Kjo iniciativë duket se ka për qëllim të bëjë më të lehtë arritjen e objektivave klimatik të SHBA, kanë bërë të ditur burime të afërta për Reuters.

Subvencionce të reja, në formë të “kreditë e taksave të prodhimit” ka të ngjarë të futet në përpjekjet legjislative, në shumën prej disa trilion dollar, të Presidentit Biden për të investuar në infrastrukturë dhe vende të punës, kanë thënë burimet.

Prodhuesit të energjisë nga era dhe solare veçse janë përfitues të këtyre zbritjeve të taksave në bazë të nivelit të energjisë që ata gjenerojnë.

Termocentralet Bërthamore po mbyllen me tempo të hovshme, kompanitë kërkojnë implementim të subvencioneve nga shteti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi lider në botë sa i përket numrit të termocentraleve bërthamore, me 90 reaktor të tillë, gjersa ky lloj i gjenerimit të energjisë përbënë burimin kryesor të gjenerimit të energjisë pa emetime.

Mirëpo, termocentralet bërthamore të vjetërsuara janë duke u mbyllur për shkak të rritjes së kostove të sigurisë dhe konkurrencës së shtuar nga gazi natyral, energjia nga era dhe solare, që janë duke u bërë vazhdimisht më kost efektive.

“Është një mirëkuptim i thellë përbrenda administratës që duhet të mbajë energjinë bërthamore për të arritur objektivat e zero emetimeve”, tha një burim i angazhuar në bisedime për Reuters.

Ndryshe, termocentrali bërthamor në shtetin e New York, Indian Point, në pronë të Energy Corop, ka mbyllur reaktorin e fundit më 30 Prill.

Gjersa në Illinois, Exelon Corp ka thënë se me gjasë duhet të mbyllë katër reactor dhe dy termocentrale bërthamore deri në Nëntor, në rast se shteti nuk implementon subvencione.

Termocentralet bërthamore sigurojnë mijëra vende pune që edhe përfaqësojn disa nga pagat më të larta në sektorin e energjisë.

Aleatët e Biden në ndërtimin e sindikatave tregtare kanë lobuar për kreditë e taksave të prodhimit.

Këto kredi poashtu kanë mbështetjen e Senatorit Demokratik, Joe Manchin, nga shteti energjetik i pasur Virxhinia Perëndimore, kanë bërë të ditur dy nga burimet për Reuters.

SHBA-të propozojnë që tranzicioni i energjisë të përcillet me energji bërthamore

Lexo më shumë

Standardi i Energjisë së Pastër dhe kreditë e taksave të prodhimit pritet të shpëtojn termocentralet bërthamore, grupet aktiviste kundërshtojn shpëtimin e energjisë bërthamore në kurriz të BRE

Gjersa Biden është zotuar në kampanjën e tij për të rritur shpenzimet në kërkimin e gjeneratave të reja të termocentraleve bërthamore të avansuara, administrate e tij, sikur pararendësit e tij Trump dhe Obama, ka hasur vështirësi për të siguruar një plan për të shpëtuar reaktorët ekzistues.

Administrata Biden poashtu ka mbështetur Standardin e Energjisë së Pastër në planin e tij infrastrukturor, një mekanizëm që mund të mbështes termocentralet bërthamor ekzistues.

Ky standard do mund të ekzistonte sëbashku me kreditë e taksave të prodhimit, që do të vendoste në mënyrë graduale objektiva më ambicioz për industrinë e energjisë për të ulur emetimet deri sa ato arrijnë nivelet zero.

Mirëpo, në anën tjetër grupet aktivisite kanë kundërshtuar dukshëm kreditë e taksave të prodhimit, duke thënë se do të ngadalsonte investimet në burimet e energjisë së ripërtërishme si ato të erës dhe solare.

“Një shpëtimi i energjisë bërthamore është gabim për taksapaguesit, dhe gabim për klimën”, ka thënë Luka Ross, menaxher i programit tek Miqtë e Tokës.

SHBA: Energjia bërthamore dhe gazi parakalojnë thëngjillin për herë të parë në 2020

Lexo më shumë