Search

Rreth 20% e amvisërive në Australi janë të pajisura me panele fotovoltaike, ulin presionin në sistemin eleketrik të vendit në kohën e pikut

20 Maj, 2021


Gjenerimi i energjisë elektrike nga impiantet fotovoltaike ka parakaluar sasinë mesatare të energjisë të gjeneruar nga gazi për herë të parë në Australi.

Në të njëjtën kohë, panelet solare të vendosura në çatiatë e shtëpive kanë sjellë periudhat tradicionale të kërkesës së pikut të rrjetit gjatë verës së lartë në nivelet e tyre më të ulëta në pesë vjet e fundit, duke zhvendosur kështu modelet e konsumit kombëtar dhe duke bërë që çmimet e energjisë elektrike me shumicë të kapin nivelet më të ulëta në nënëtë vitet e fundit.

Statistikat janë bërë publike nga raporti tremujor i Tregjeve me Shumicë të Rregullatorit të Energjisë Australiane për tre muajt e parë të këtij viti. Kryetarja e Agjencisë, Claire Savage, ka përshkruar raportin si një shembull faktik të efektit të tranzicionit energjetik që po kalon Australia.

Rreth 20% të amvisërive në Australi të pajisura me panele fotovoltaike, të dhënat tregojnë që po ulin ndjeshëm presionin në rrjetin elektrik gjatë kërkesës së pikut

Ndryshe nga pjesa tjetër e botës së zhvilluar, Australia kërkesat e pikut të energjisë në Australi vijnë nga ftohja dhe jo nga ngrohja, me miliona Australianë që ndezin kondicionerët në mes të ditëve të nxehta të verës.

Mirëpo, tani me rreth 20% të amvisërive në Australi të pajisura me panele fotovoltaike, nga 0.2% në 2007, është bërë e ditur nga PV-magazine që Tregu Kombëtar i Energjisë Elektrike (NEM) thjesht nuk po përjeton kërkesën nga kjo sjellje tradicionale, me një në pesë australianë që anashkalojnë rrjetin krejtësisht, duke furnizuar kondicionerët e tyre me energji të korrur në çatitë e tyre.

Dhe kjo, më së miri duket se është vërtetuar më 24 Janar 2021, ditën më të ngrohtë të verës për vendin në lindjen e largët.

Presioni i ushtruar në rrjetin elektrik atë ditë ishte më i ulëti në krahasim me pesë sezonat e kaluara verore.

Energjia e ripërtëritshme mbyllë 5 nga 16 termocentralet e mbetura të qymyrit në Australi para kohe

Lexo më shumë

Çatitë me fotovoltaikë tani po gjenerojnë më shumë energji për rrjetin sesa impiantet e qymyrit në Australi

Këtë e theksoj edhe Hugh Saddler, një konsulent, ekspert i energjisë dhe profesor i asociuar nderi tek Universiteti Kombëtar Australian, i cili tha se ky fenomen është “padyshim i shkaktuar nga furnizimi në rritje nga çatitë solare”, çatitë me fotovoltaikë solarë tani po gjenerojnë më shumë energji për rrjetin sesa impiantet e qymyrit.

“Panelet solare në çatia kanë dhënë një kontribut më të madh në rrjet gjatë kërkesës së pikut në 2020-2021 se sa Liddell (me prodhim 750MW) apo Yallourn (me prodhim 1.3GW)”, ka thënë Saddler në raport, duke i’u referuar dy tercomentralet më të mëdha të Australisë.

Tutje, rritja e impianteve të gjenerimit të energjisë elektrike nga energjia solare në Australi ka çuar çmimet me shumicë të energjisë elektrike në thellësi që nuk janë parë në pothuajse një dekadë.

“Kishte më pak çmime mbi 300 AUD (233 $) / MWh këtë tremujor sesa në çdo TM tjetër që nga viti 2012, dhe kishte gjithashtu pothuajse numra rekord të çmimeve negative në Victoria dhe Australia e Jugut,” tha Rregullatori Australian i Energjisë.

“Si rezultat, gjenerimi i qymyrit të zi ra në nivelin më të ulët ndonjëherë Q1, dhe gjenerimi i gazit ra në nivelin e tij më të ulët Q1 që nga viti 2005.”, shtoj tutje Rregullatori Australian i Energjisë.

JAHA Solar sjellë projektin më të madh solar në kulm për kompaninë ABI

Lexo më shumë

INDEP rekomandon largimin e TVSH-së për pajisje fotovoltaike

Lexo më shumë