Search

JAHA Solar sjellë projektin më të madh solar në kulm për kompaninë ABI

05 Maj, 2021


Ndër kompanitë më të suksesshme energjetike të Kosovës, JAHA Solar ka njoftuar se do të ndërtojë sistemin më të madh fotovoltaik në kulm për kompaninë Abi Shpk (ABI Center, ABI Çarshija, ABI Qumështorja, ABI Hotel, ABI Store, ABI Plus) me kapacitet të instaluar prej 2.13 MWp.

‘Ky sistem do të jetë sistemi fotovoltaik më i madh në kulm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Abi Shpk na besuan projektimin, furnizimin dhe instalimin e sistemit fotovoltaik, duke iu bashkuar bizneseve vendore që japin kontribut në mbrojtjen e ambientit’, ka komunikuar JAHA Solar në rrjete sociale.

Jaha Solar është ndërmarrje kosovare që bën prodhimin e panelëve solar me performancë të lartë dhe sipas standardeve IEC dhe ISO të prodhimit.

Përveç tregut të Kosovës, kompania bën eksportin e paneleve solare edhe në vendet në rajon dhe më gjërë.