Search

Energjia e ripërtëritshme mbyllë 5 nga 16 termocentralet e mbetura të qymyrit në Australi para kohe

24 Shkurt, 2021


Operimi i pesë nga gjashtëmbëdhjetë termocentralet me qymyr në Australi është bërë ekonomikisht jo-fizibil.

Kjo për shkak të valës së madhe të përhapjes dhe rënies së çmimeve të energjisë solare dhe asaj me erë, nënvizon raporti i ri nga Insituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare.

Raporti nënvizon se nevoja për një plan kombëtar tranzicioni për të mundësuar largimin e paevitushëm nga prodhimi i rrymës nga termocentralet me qymyr mund të vijë më herët se që është pritur.

Energjia me erë dhe solare do të furnizojë afër 50 për qind të energjisë në Australi deri në 2050

Dy grupet e angazhuara në këtë raport gjetën se panelet solare dhe impiantet me erë të ndërtuara gjatë 2018 dhe 2025 mund të shtojnë deri në 70,000 gigavat orë furnizim me energji elektrike, apo 30 për qind më shumë se që aktualisht furnizojnë.

Grupet vlerësojnë se burimet e ripërtërishme mund të mbulojnë 40 deri në 50 për qind të energjisë elektrike deri në 2050.

Kjo do të ndikonte që vlera e rrymës së prodhuar gjatë këtyre shtatë viteve nga burimet e qymyrit dhe të gazit të zvogëlohet për 28 dhe 78 për qind respektivisht.

Vala e pa-evitueshme e energjisë së pastër përshpejton largimin nga termocentralet

Raporti thotë se njëri nga termocentralet mund të mbyllet më herët se që ishte planifikuar, ndërsa edhe njofton se termocentrali tjetër në Liddell do të mbyllet në vitin 2023.

Për më shumë, raporti vlerëson se edhe të ardhurat e termocentraleve që shesin me shumicë në treg pritet të shënojnë rënie nga 44 deri në 67 për qind në mes të 2018 dhe 2025.

Prodhuesit që do të ndikohen më së shumti mund të jenë Earing, Mount Piper dhe Vales Point në shtetin e Uellsit të Jugut, të cilët do të duhet të dekomisionhen gjatë viteve 2029 deri në 2043.