Search

Ramush Haradinaj: Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike në Kosovë është i rrejshëm

31 Mars, 2021


Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ngritja potenciale e çmimeve të energjisë elektrike për 30 apo 40 përqind, si rrjedhoj e daljes së një pjese të konsumatorëve në treg të lirë, është e papranueshme.

Haradinaj ngritjen potenciale të çmimeve, e paraqitur në ofertat e operatorëve të licensuar për furnizim me energji elektrike në Kosovë, e ka quajtur si vjedhje dhe nëse kjo do të lejohet, mund edhe të ndikojë në uljen e vlerës së investimeve të huaja në Kosovë.

Ndërsa e quajti këtë ngritje të çmimit si të fshehur, Haradinaj theksoj se ky proces i liberalizimit të tregut të energjisë, ndonëse do të fillojë me një grup të caktuar të konsumatorëve, në një të ardhme të afërt do të ndikojë edhe në sektorin e amvisërisë.

Bizneset kërkojnë nga Kuvendi të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

Lexo më shumë

“Fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrial, pra kompanitë, veçanërisht ato prodhuese dhe përpunuese, sepse ato shpenzojnë më shumë. Por në një të ardhme të afërt godet të gjitha familjet tona”, theksoj Haradinaj.

“Në një kohë kur ekonomia është në vështirësi të mëdha, po humben vende pune dhe investitorët kanë vështirësi të operimit, është e paktupueshme me u leju pra fshehurazi kjo ngritje e çmimit të energjisë”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Duhet të revokohen licencat e operatorëve jo-funksional këto katër vitet e fundit, të rishpallet thirrja për licensim të operatorëve të rinj

Haradinaj listoj një varg rekomandimesh të cilat, sipas tij, duhet të rishikohen dhe të merren parasysh para adresimit të kësaj çështje jo pak të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të vendit.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon shtyerjen e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Lexo më shumë

“Pra duhet të rishikohet i gjithë procesii i liberalizimit të energjisë elektrike, të merren parasysh rrethanat e reja tani, që mund t’a ndihmojnë këtë proces të rishikimit”, tha Haradinaj.

Ai listoi njohjen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KOSTT) si zonë rregulluese që do të ndikojë në përmirësimin e konkurrencës në Kosovë.

Ai poashtu sqaroj se në lehtësim të situatës do të ndihmoj edhe fillimi i operimit të lidhjes ndërkufitare 400kV në mes të Shqipërisë së Kosovës.

Mirëpo, Haradinaj vëri theks edhe në siç e quajti ai “veprimin me berzën e energjisë Kosovë – Shqipëri”, që do të shërbente si përcaktues apo shembull referent i përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike për Kosovë dhe Shqipëri.

“Poashtu të veprohet me berzën e energjisë Kosovë – Shqipëri, pra të mos bazohemi në një berzë jasht rajonit sepse i ka Cmimet e larta, pra në këtë mënyrë do të diktojmë çmimin për Kosovë dhe Shqipëri”, theksoj ish kryeministri Haradinaj.

Në listën e tij të rekomandimeve Haradinaj sugjeroj edhe një rishikim dhe ndryshim të marrëdhënjeve në mes të KEK dhe KESCO, në mënyrë që sipas tij të mos lejohet vetëm 1 operator të ketë priviligjet e që rrjedhimisht do të ndikojnë në çmim për periudhën që vjen.
Tutje, ai poashtu rekomandoj revokimin e licensave të operatorëve të licensuar për furnizimm me pakicë të cilët edhe pas 4 viteve nuk janë funksionalizuar; duke sugjeruar rishpallje të thirrjes që të licensohen kompani të tjera funksionale.

Pepaj: Liberalizimi i tregut është obligim i institucioneve në vend

Lexo më shumë

“Shiqoni është duke u shkelur ligji, për shembull janë licensuar disa operator, të gjithë operatorët tjer përveç njërit nuk janë funksional, pra është një lloj monopoli në emër të liberalizimit, pra liberalizimi i tregut është i rrejshëm në këtë rast, nuk ka ndodhë liberalizimi i tregut, ka ndodhë vetëm një fallcitet dhe i gjithë tregu i gjithë funksioni i shpërndarjes, tregtimit, inkasimit të produktit i ka mbetur vetëm një operatori”, theksoj ish kryeminsitri Haradinaj.

“Vet vetiu çdo prodhues çdo kompani është në pozit të vështirë të negocioj çmimin sepse nuk ka ku e blenë tjetër, me ligji thuhet se mundesh me e ble energjinë te cili do operator, ndërsa në praktik vetëm një është funksional”, tha Haradinaj.

“Le të ndodh liberalizimi me të vërtet, që në këtë garë në mes të operatorëve në mënyrë që klienti në këtë rast të zgjedh operatorin e vet në bazë të çmimit”, theksoj Haradinaj.

Mirëpo, Haradinaj nuk ndali aty, ai renditi edhe një rekomandim në lidhje me burimet e ripërtërishme të energjisë.

Ai theksoj që duhet t’i lejohet kyçja në treg konsumatorëve apo kompanive prodhuese të cilët kanë të instaluar panele solare në kapacitetet e tyre.

“Dhe hapja e tregut për gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme në fokus gjenerimi me erë dhe solare, mirëpo këtu është edhe një problem, për shembull nuk ju licensohet kompanive prodhuese të kosovës, edhe pse me ligj thuhet po, nuk ju pranohet kyçja në treg e energjisë solare të cilën ata e kanë ndërtu në kapacitete të veta”, theksoj ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike për 30-40% do të largojë Kosovën nga harta e investitorëve të huaj

Haradinaj i bënë apel qeverisë së sapo formuar të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti që të ndërmerr veprime të menjëhershme mos me e leju këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike, për shkak sipas Haradinaj shumë investitor të huaj do ta lëshojn Kosovën.

“Imagjinone, një kompani që ka ardhë në Kosovë me prodhu, e një arsye pse ka qenë këtu është çmimi i energjisë, imagjinone kur i vije faktura 30 apo 40 përqind më e lartë muajin që vjen”, theksoj Haradinaj

“Menjëherë Kosova pra kalon në një vend shumë më të papërshtatshëm me bo biznis, jo vetëm në rajon, por edhe më larg. Aktualisht në Evropë bëhet luftë e madhe për me tërhek kompani të cilat janë duke u larguar nga Kina apo prej vendeve të tjera. Ndërsa me lajmin për ngritjen e çmimit të energjisë askush nuk do të targetoj Kosovën, pra do të jemi të përjashtuar nga harta e investimeve në periudhën që vjen”, paralajmëroj Haradinaj.

Haradinaj: Qeveria e re duhet të paktën të pezullojë liberalizimin deri në kohën kur në të vërtet ka liberalizim, që nënkupton operatorë të tjerë funksional

Në veprimet që duhet të merr qeveria e sapo formuar sipas Haradinaj janë mjaft të thjeshta.

“Ky raport tregon që nuk janë pjekur kushtet për liberalizim sepse nuk ka operatorë të tjerë funksional, dhe ky raport u’a jepë krejt bazën ligjore qeverisë me i ndërmarr veprimet e duhura. Pra të paktën me pezullu liberalizimin deri në kohën kur në të vërtet ka liberalizim, që nënkupton ka operator të tjerë funksional”, tha Haradinaj.

“Si e bënë qeveria këtë? Pra i ka dy veprimë që duhet t’i ndërmarrë, i pari është me i nominu menjëherë anëtarët e tjerë të ZRrE, të cilët i voton parlamenti, por me i votu menjëherë dhe me e plotësu korumin e ZRrE. Njëkohësisht, me i kërku ZRrE-së marrjen e veprimeve direkte me e ndalu ngritjen e Cmimit të energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Mimoza Kusari – Lila: Shtyerja e liberalizimit të tregut të energjisë e pa-evitueshme

Lexo më shumë