Search

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon shtyerjen e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

29 Mars, 2021


Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga të gjitha partitë politike dhe parlamenti i Kosovës të gjejnë modalitetet d uhura ligjore të shtyjnë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë, deri në krijimin e rrethanave të cilat do të mundësonin përfundimin e këtij procesi.

Përmes komunikatës për media, Klubi i Prodhuesve të Kosovës paralajmëron për gjendjen alarmante të tregut të energjisë, pas vendimit të miratimit të liberalizimit të tregut, më saktësisht krijimit të mundësive të daljes së konsumatorëve në treg të hapur sipas parimeve dhe afateve të vendosura në Ligjin për Energjinë Elektrike.

Bizneset kërkojnë nga Kuvendi të shtyjë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

Lexo më shumë

‘Klubi i Prodhuesve gjatë këtyre ditëve është duke avokuar për shtyrjen e vendimit të ZRrE-së (Zyrës së Rregullatorit të Energjisë) për liberalizimin e tregut të energjisë, duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk janë krijuar kushtet për liberalizim të tregut dhe ku furnizim me energji elektrike ende ofrohet nga vetëm një operator’, ka njoftuar Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Me kontratat e reja, rryma rreth 30 për qind më e shtrejtë

Me kontratat e reja të parapara për energji, kostoja e energjisë do të jetë diku rreth 30% më e shtrenjtë e cila ofrohet nga operatori i vetë në treg KESCO.

Mimoza Kusari – Lila: Shtyerja e liberalizimit të tregut të energjisë e pa-evitueshme

Lexo më shumë

‘Kjo kosto rrit shumë shpenzimet e prodhuesve dhe rrit kostot e prodhimit, duke ju renduar edhe me shumë gjendjen e vështirësuar, e kështu rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës’, ka paralajmëruar Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Kjo gjendje e tanishme, i shkel parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, që është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe dëmton rëndë konsumatorin e veçanërisht prodhuesin vendor, ka shkruar në fund Klubi.

Sektori privat kërkon shtyerjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Lexo më shumë