Zbuten për këtë javë çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare
June 10, 2026

Çmimet e naftës ditëve të fundit në tregjet ndërkombëtare kanë rënë drejt 90$ për fuçi, pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, investitorët janë inkurajuar nga sinjalet e Uashingtonit për rritje të furnizimeve me energji përmes Ngushticës së Hormuzit.
Në tregun e Londrës, në fillim të kësaj jave nafta tregtohej rreth katër dollarë më lirë, me çmim 90,20$. Në tregun amerikan, çmimi ra me 4,54$, në 86,76$.
Gjendja në tregje është ndikuar nga armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit.
Ushtria izraelite gjatë fundjavës së fundit kishte sulmuar sërish periferinë jugore të kryeqytetit libanez Bejrut, ndërsa Irani është kundërpërgjigjur me sulme ndaj objektivave në Izrael.
Teherani javën e kaluar kishte pezulluar shkëmbimin e propozimeve për armëpushim me Uashingtonin, duke paralajmëruar përmes një burimi anonim se armëpushimi është shkelur në të gjitha frontet, përfshirë Libanin dhe Gazën, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Pezullimi i sulmeve izraelite në Liban ishte një nga kushtet iraniane për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me SHBA-në.
Izraeli iu përgjigj raketave iraniane me një valë sulmesh ndaj objektivave në Iran, përfshirë një objekt petrokimik, ndërsa Garda Revolucionare Iraniane njoftoi se ka goditur një objekt petrokimik në Haifa.
/Telegrafi