Search

Pepaj: Liberalizimi i tregut është obligim i institucioneve në vend

19 Mars, 2021


Pavarësisht që në Kosovë tash e sa vite janë licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrke, vetëm njëri prej tyre ka kapacitete të funksionojë si i tillë në praktikë.

Kështu u tha në forumin virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë së cilit Mimoza Kusari Lila (Deputete), Petrit Pepaj (Zyra e Rregullatorit për Energji), dhe Visar Ramajli (KIVO & Sekretar i Përgjithshëm i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane), Mërgim Prishtina nga ndërmarrja Trepharm dhe Tregtia, Arben Kllokoqi përfaqësues i Komunitetit të Energjisë për Kosovë dhe Iliriana Hajdari, Drejtoreshë për Konsumatorë në KESCO, kanë diskutuar mbi liberalizimin e tregut të energjisë në Kosovë.

Gjatë forumit virtual mbi Liberalizmin e Tregut të Energjisë të organizuar nga Oda Amerikane, drejtori i Zyra e Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj, u shpreh se procesi i tranzicionit të energjisë është shumë kompleks.

Ai foli mbi shtyerjen e procesit të liberalizimit të tregut, ku theksoi se me kërkesë të odave ekonomike dhe komisionit parlamentar relevant ky proces është shtyer për tre vite me radhë.

Pepaj tha se në vitin e kaluar Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka ngritur vërejtje ndaj Rregullatorit për mosveprim të këtij të fundit në hapje të tregut, gjë që ka shqetësuar këtë institucion.

Ai u shpreh se ZRRE duhet të respektojë ligjin, dhe se shqetësimet mund të tejkalohen për kohë të shkurtër nëse furnizuesit gjejnë klientë.

Nuk janë pjekur kushtet për të liberalizuar tregun e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët

Petrit Pepaj, Drejtor Ekzekutiv në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë tha se kushtet në treg nuk janë pjekur për funksionimin e mirëfilltë të tregut liberal të furnizimit me energji elektrike, ani pse deri më tani janë mbajtur disa sesione dhe mbledhje informuese me përfaqësues të komunitetit të bizneseve, që janë subjekt i këtij tranzicioni.

Ndërsa procesi ka filluar qysh në vitin 2017, Pepaj tha se për arsyje të ndryshme ekonomike dhe të mos-përgatitjes së konsumatorëve për tranzicion, e edhe për shkak të pandemisë, Kosova nuk ka arritur që me sukses të përfundojë këtë proces.

“Tranzicioni i energjisë është proces kompleks, dhe nuk është i lehtë. Ka filluar që në vitin 2017 me aprovimin e ligjeve të reja në Kuvend, me transpozimin e pakos së tretë për energji nga Komisioni Evropian”, tha drejtori menaxhues i ZRRE-së Petrit Pepaj.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë është shtyer disa herë me kërkesë të odave ekonomike dhe komisionit parlamentar

Petrit Pepaj sqaroi se në vitin 2018 ka filluar liberalizimi i tregut apo dalja e konsumatorëve në nivelin 35 kV, por me kërkesë të odave ekonomike dhe të komisionit parlamentar, realizimi i këtij procesi është shtyrë.

“Në vitin 2019, përsëri ka qenë e njëjta kërkesë, është bërë viti i dytë që liberalizimi i tregut është shtyer, ndërsa në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe takimit që kemi pasur me të gjitha odat ekonomike, prapë rregullatori e ka shtyerë daljen e konsumatorëve në treg të lirë’, ka sqaruar Pepaj.

Pas disa shtyerjeve, tani procesi ka hyrë në vitin e katërt të zhvillimit dhe në mungesë të bordit të plotë në ZRRE, e fundit nuk ka kuorum dhe mundësi vendimarrjeje. Përkundër, ZRRE ka vazhduar me përgatitjet, ka thënë Pepaj.

“Në aspektin adminsitrativ, unë bashkë me stafin tjetër administrativ kemi qenë të detyruar të respektojm komplet procedurën nga vendimi i bordit pasi nuk ka vendim tjetër” tha ndër tjera Pepaj.

Në mungesë të vendimit të ri, nga data 1 prill një pjesë e konsumatorëve kalon në treg të hapur

Petrit Pepaj nga ZRRE ka informuar se Rregullatori ka kontaktuar me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për të sqaruar situatën aktuale dhe mungesën e bordit, marrë parasysh se më 1 prill skadon detyrimi për shërbimin publik nga KESCO.

“Dje kemi pasur një komunikim zyrtar me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë ju kemi shkruajtur një shkresë zyrtare në të cilën ju kemi treguar që bordi i rregullatorit është pa kuorum, për vendimmarrje për shkak se në fund të këti muaji i del detyrimi i shërbimit publik edhe KESCO-së. Do të thotë, KESCO nga 1 Prilli nuk ka obligim të furnizimit me shërbim publik në rast se Rregullatori nuk e udhëzon apo nuk ka një vendim tjetër që e imponon këtë shërbim publik’, ka thënë Pepaj.

Skadimi i këti detyrimi nga KESCO, sqaroj Pepaj, do të thotë se praktikisht të gjithë konsumatorët janë në treg të hapur nëse nuk ka ndonjë vendim përcjellës.

E në letrën për Sekretariatin e Energjisë, ZRRE ka kërkuar edhe pajtueshmërinë e tyre për vazhdimin e detyrimit të furnizuesit publik për KESCO në mungesë të vendimarrjes për 77 konsumatorët që pritet të dalin në treg të hapur më 1 prill.

Edhe KEK ka licencë furnizimi por nuk ka fleksibilitet prodhimi, kjo mund të ndikojë në mos-përmbushjen e obligimeve komerciale

Pepaj ka sqaruar se me kërkesë të KEK, ZRRE ka licencuar edhe këtë institucion për furnizim me energji elektrike.

“Fatkeqësia është se KEK-u nuk ka fleksibilitet të prodhimit, për shkak të vjetërsis së kapaciteteve. Në momentin që hyn në obligime komerciale pastaj, në rast se ato obligime komerciale nuk plotësohen atëherë janë ndoshta të mëdhaja’, ka thënë Pepaj, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë të komunikojnë direkt me përfaqësues të KEK për të mësuar për arsyjet e sakta të mos-operimit si furnizues.

Pepaj ka thënë se një ndër barrierat kryesore që furnizuesit tjerë e kanë identifikuar ka të bëjë me kufizimin e pjesëmarrjes në alokimin e kapaciteteve energjetike të KEK-ut.

Ndërsa ndër barrierat e dyta janë çmimet aktuale të energjisë elektrike në Kosovë, që sipas furnizuesëve, duhen të jenë më të shtrenjta.

Andaj, Pepaj ka thënë se ndër sfidat kryesore të vendit dhe të sektorit të energjisë është qasja ndaj ndërtimit të kapaciteteve të reja dhe krijimi i sigurisë energjetike, për të mos u varur nga importi që në momente të caktuara mund të jetë shumë i shtrenjtë.

“Ai çmim pastaj bartet të konsumatorët pasi që është kosto që është blerë. I gjithë fokusi ynë duhet të drejtohet në sigurimin e furnizimit të energjisë elektrike, e cila sigurohet vetëm kur ki kapacitete të bollshme në vend”, ka thënë Pepaj.

Çmimet e energjisë në Kosovë më të lirat, investimet në sektor ndikojnë në rritje të çmimit

Kosova gëzon çmimet më të lira të energjisë elektrike në rajon për konsumatorët fundor, ndërsa është e radhitur e dyta në botë.

Sipas Pepaj, Kosova vazhdon të ketë çmimet e lira të energjisë elektrike për shkak të amortizimit dhe vjetërsisë së kapaciteteve gjeneruese të KEK, të cilat në aspektin tarifor kanë vlerë shumë të vogël dhe nuk ndikojnë në tarifat përundimtare për konsumatorë.

Pepaj tha se ka mundësi për të vazhduar me çmime të favorshme të energjisë elektrike, sidomos pas njohjes së KOSTT si zonë rregulluese dhe fillimit të operimit të bursës shqipëtare.

“Ne e dijmë që Çmimet në Kosovë janë ndër Çmimet më të lira, këtë e tregojnë të gjitha statistikat. Jo për fajin e e Rregullatorit, po vet situata e ka krijuar në këtë form që të mos ket nevojë për rritje të Çmimeve, për shkak se Çmimet e KEK’ut janë shumë të ulëta, dhe kjo ndodh për shkak që KEK-u ka asete të vjetra do të thotë kanë tejkaluar Cdo jetëgjatësi teknike dhe ekonomike, në këtë mënyrë në aspektin tarifor ato kanë një vlerë shuëm të vogël dhe nuk ndikojnë në tarifat përfundimtare për konsumatorë. Nëse do të kishim investime të reja, sigurisht se Çmimi i energjisë do të ishte shumë më i lartë se sa që është sot”, ka thënë Petrit Pepaj,

Duke iu përgjigjur komenteve të përfaqësuesit të bizneseve, Pepaj sqaroi se në Kosovë nuk ka pasur rritje të çmimeve që nga viti 2015.

“Që nga viti 2015 deri më 2021 nuk ka pasur asnjëherë rritje të Çmimit të sektorit të energjisë, ka pasur vetëm zbritje, dikun 15% është zvogëluar tarifa e energjisë elektrike për konsumatorët e biznesit”, ka thënë Pepaj.

Madje, sipas Pepajt, janë pikërisht çmimet e lira ato që po ndikojnë që qytetarët të përdorin rrymën për ngrohje gjatë sezonit të dimrit.

“Konsumin vendor 65% e ka amvisëria ndërsa pjesën tjetër biznesi, dhe kjo është duke u rritur. Piku e ka mbërri 1300MËh ka qenë vjet, do të thotë ka qenë piku më i madh që ka ndodhë najherë. Mirëpo, konsumi i energjisë elektrike është duke u rritur përshkak që konsumatorët po kanë mundësi që të ngrohen me energji elektrike, për shkak se Çmimi është i lirë. Çmimi i energjisë elektrike i lirë po i mundëson komoditetin që qytetarët të ngrohen me energji elektrike, kjo ka rritur edhe kërkesën me energji elektrike”, tha Pepaj.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me vizionin energjetik, si dhe të merrë parasysh edhe proceset e formimit të çmimeve dhe përballueshmërinë.

ZRRE do të shqyrtojë të gjitha dyshimet që konsumatorët e tregut të lirë paraqesin në lidhje me oferta të shtrenjta të furnizimit me rrymë

Gjatë bisedës, Petrit Pepaj ka adresuar edhe shifrat alarmante që supozohen të jenë ofruar nga furnitorët për konsumatorët që janë subjet i çmimeve të derregulluara të tregut. Pepaj tha se kjo është shqetësuese për të gjithë, konsumatorët, qeverinë por edhe Zyrën e Rregullatorit për Energji.

“Në rast se do të ketë një rritje 40% Rregullatori duhet të shikojë shkaktarët pse e kanë shkaktuar këtë rritje. Mirëpo, ne nuk kemi një ofertë zyrtare që ka marrë një konsumator. Ky është edhe roli i Rregullatorit, roli i Rregullatorit është të mbrojë konsumatorin në cilëndo rrethanë. Ne nuk kemi parë një ofertë të tillë, nëse shohim një të tilë në do ta analizojmë si jo të arsyshme. Sigurisht se Rregullatori do të luaj rolin e vetë. Mirëpo, në rast se Rregullatori është i kufizuar të luaj rolin e vet në bazë të mandatit që ka, atëherë do t’i drejtohet Autoritet të Konkurrencës për ta shqyrtuar atë”, ka thënë Pepaj.

E në lidhje me furnizuesit, Pepaj tha se ata duhen të ndihen të lirë të blejnë në cilëndo bursë që kanë qasje dhe e vlerësojnë si më të levërdishme.

“Nuk është HUPX i vetmi mekanizëm në të cilën këta mund të aplikojnë dhe të blejnë energji, HUPX shërbenë si referencë që Kosova dhe shumë shtete e marrin për shkak se të gjitha shtetet aty tregtojnë energjinë elektrike”, ka thënë Pepaj.