Search

Maqedonia e Veriut e para në rajon që përcakton datë për largimin e thëngjillit – termocentralet do të mbyllen deri në 2028

29 Qershor, 2021


Maqedonia e Veriut bëhet vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që merrë vendim për të braktisur qymyrin, duke deklaruar se do të mbyllë termocentralet e saja deri në 2028, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, tha që qeveria planifikon që të mbyllë termocentralet deri në 2028.

Për të mitiguar ndikimin e zhvendosjes në gjenerim të energjisë elektrike, vendi do të investojë në zhvillimin e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtëritshme, në një kapacitet total prej 2,200MW, ka thënë Zaev për Telma TV, raporton Balkan Green Energy News.

Sipas Zaev, kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes së gjelbër së Maqedonisë së Veriut dhe një tranzicion drejt burimeve të reja energjetike.

Maqedonia e Veriut planifikon që të ndërtojë 1,600MW  në panele solare, dhe 600MW parqe të erës

Aktualisht, termocentalet përllogariten të jenë përgjegjëse për gjysmën e prodhimit të energjisë elektrike të vendit, duke mbuluar rreth një të tretën e konsumit total.

Mirëpo, qeveria maqedonase krahas planeve të saj për të mbyllur termocentralet e qymyrit mendon që të zhvillojë kapacitete të reja të gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kryeministri Zaev ka nënvizuar se Maqedonia e Veriut do të ndërtoje impiante fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar prej 1,600MW dhe parqe të erës në total prej 600MW.

Këto do të jenë impiantet e reja të gjenerimit të energjisë me një kapacitet total prej 2,200MW, ka thënë Zaev.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë në rajon që shpalli atë që konsiderohet si një datë për largim të thëngjillit, qysh në fillim të 2020.

Në atë kohë, konsideroheshin tre skenarë: dy nga ta që parashikonin 2025 si afat të largimit të thëngjillit, dhe një tjetër që përfshinte një largim të thëngjillit në 2040.

Gojani: Plani për Energji dhe Klimë, mundësi për të përcaktuar datën e largimit të karburanteve fosile

Lexo më shumë

Rizvanolli: Duhet të jemi realist në planifikimin që e bëjmë drejt energjisë së gjelbër

Lexo më shumë