Search

Gojani: Plani për Energji dhe Klimë, mundësi për të përcaktuar datën e largimit të karburanteve fosile

24 Qershor, 2021


Është mbajtur dita e parë e mbledhjes vjetore të Iniciativës për rajone të qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë, e organizuar nga Komisioni Evropian.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimit shkëmbyen informata dhe propozime mbi sfidat kryesore të dekarbonizimit të sektorit të energjisë në rajone qymyri, ndikimin socio-ekonomik të tranzicionit dhe perspektivat kryesore të këtij procesi.

Pjesë e panelit ishte edhe Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation.

Gojani: Tranzicioni duhet të bëhet në përputhje me infrastrukturën ekzistuese

Në fillim të fjalimit të saj Gojani theksoi se Kosova ka punë për të bërë në rrugën drejt tranzicionit energjetik, duke marrë parasysh se në të kaluarën e afërt planet rreth sektorit të energjisë në Kosovë ishin dominuar nga ideja për ndërtimin e një termocentrali të ri të thëngjillit.

“Deri më tani ndërtimi i një termocentrali të ri ka qenë në qendër të planeve të politikëbërësve, megjithatë energjia e gjelbër duhet të jetë e ardhmja”, tha ajo.

Gojani: Kosova A të mbyllet, Kosova B të rindërtohet

Lexo më shumë

Gojani poashtu tha se planifikimi për tranzicionin energjetik në Kosovë por edhe rajon duhet të bëhet në përputhje me infrastrukturën ekzistuese.

“Është pak më e lehtë për mua, sepse tranzicioni i energjisë si një proces në vetvete është shumë i rëndësishëm për Kosovën, sepse është një nga vendet që varet shumë nga termocentralet, dhe numri i lartë i të punësuarve, kryesisht burra, punojnë në atë sektor”, tha Gojani.

“Një gjë që dua të theksoj, nuk ka asnjë madhësi që i përshtatet të gjithë tranzicioneve të energjisë për secilin vend”, tha Gojani duke vazhduar se “Tranzicioni duhet të bëhet në përputhje me synimet e dekarbonizimit dhe infrastrukturën ekzistuese”.

Gojani pyet nëse gazi përfaqëson tranzicion të drejtë energjetik

Në fjalimin e saj, Gojani poashtu vuri në dyshim nëse shfrytëzimi i gazit përfaqëson tranzicion të drejtë energjetik.

“Pyetja është, a është një tranzicion i drejtë ky? Nga qymyri në gaz?”, pyeti Gojani gjatë diskutimit.

“Problemi me gazin, nga analizat tona, për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, është se po kërkojnë të shfrytëzojnë gazin dhe të diversifikojnë miksin e tyre energjetik”, tha Gojani.

Në inaugurimin e KSDW: E ardhmja e Kosovës sjell dekarbonizimin, vendin e presin shumë sfida

Lexo më shumë

Gojani nga Balkan Green Foundation poashtu përmendi edhe Strategjinë e Energjisë dhe Planin kombëtar për energji dhe klimë të Kosovës, dhe nevojën që këto dokumente të përcaktojnë datën për largimin e përdorimit të karburanteve fosile.

“Strategjia e Energjisë e Kosovës ishte përqendruar kryesisht në qymyr, ndërsa tani me qeverinë e re strategjia duhet të rishikohet, dhe ekziston një proces për të rishikuar këtë strategji. Por është e rëndësishme që rishikimi të bëhet në mënyrë transparente”, tha Gojani.

“Kosova tani është duke zhvilluar Planin për Energji dhe Klimë, e cila është një mundësi për të rritur ambiciet në këtë fushë, dhe për të përcaktuar datat e ndërprerjes së karburanteve fosile”, theksoi Gojani

Gojani: Për të zhvilluar sektorin e energjisë, duhet të krijohen kushte teknike dhe të largohen pengesat administrative

Në përgjigjje pyetjes mbi sfidat e zhvillimit të projekteve solare në Kosovë, Gojani tha se duhen bërë ndryshime tekniko-administrative nga institucionet.

“Për të zhvilluar sektorin e energjisë, duhet të krijohen kushte teknike dhe të largohen pengesat administrative, kështu që kapacitetet ekzistuese dhe të ardhshme të mund të zhvillohen me fonde më të vogla”, tha ndër të tjera Gojani.

Gojani tha se me ndihmën e qeverisë, investimet në projektet e shkallës së vogël do të ishin më të arritshme nga shumica e qytetarëve.

“Më shumë investime të shkallës së vogël do të ndryshonin mënyrën e të menduarit të masës. Qeveria duhet të subvencionojë në një farë mase, në mënyrë që të krijojë mundësi që ky sektor të zhvillohet natyrshëm”, tha Gojani.