Search

Rizvanolli: Duhet të jemi realist në planifikimin që e bëjmë drejt energjisë së gjelbër

22 Qershor, 2021


Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, në një prononcim për Ekonomia Online, theksoi se rimëkëmbja ekonomike shkon përtej mandatit të një ministrie.

Teksa ka theksuar se është e bindur që vaksinimi në masë, proces i cili ka filluar ditë më parë, do të ndikojë pozitivisht në rimëkëmbjen ekonomike.

Mirëpo, Ministrja Rizvanolli poashtu ka theksuar se ndër prioritet e ministrisë që ajo udhëheq padyshim mbetet sektori i energjisë.

Ministrja Rizvanolli nuk kursei kritikat për udhëheqjet e kaluara që sipas saj në saje të mungesës së vendimeve apo edhe vendimeve të gabuara kanë bërë që Kosova të jetë mjaft mbrapa në punën që duhet bërë për të trajtuar sektorin e energjisë.

Ajo ritheksoi, sikurse në paraqitjen e saj në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, se strategjia e energjsië do të jetë një ndër strategjitë që do të ndikojë ekonominë e vendit për të dekadat e ardhshme.

“Ndër prioritete kryesore i ministrisë është sektori i energjisë, i cili ofron zgjidhe shumë të shpejta dhe është në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së vendimeve ose vendimeve të gabuara që janë ndërmarrë dhe jemi kthyer dy hapa prapa gjatë njëzet viteve të fundit dhe gjendemi në një situatë kur duhet të merren vendime të mëdha ku duhet të bëhet strategjia e energjisë e cila do të ndikojë jo vetëm në sektorin e energjisë, por gjithë ekonomisë në dekadat e ardhshme dhe ne kësaj i japim rëndësi të madhe”, tha ajo në një prononcim për Ekonomia Online.

Tutje, Ministrja Rizvanolli qartësoi se vendi duhet të tregohet realist në planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe veçanërisht të gjenerimit të energjisë së gjelbër, duke marrë parasysh ndikimet e vendimeve në tarifat e konsumatorëve.

“Këtu jemi të dedikuar të marrin parasysh trendët botërore duke marrë parasysh ndryshimet klimatike dhe të minimizojnë ndikimin negativ ambiental të sektorit të energjisë. Mirëpo nga ana tjetër duhet të jemi edhe realist në planifikimin që e bëjmë drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë së gjelbër dhe të marrim parasysh ndikimin e vendimeve tona në tarifat që do të paguajnë konsumatorët si bizneset po ashtu edhe amvisëritë dhe kjo do të jetë një sfidë për ne si ministri e ekonomisë dhe Qeveri. Në sektorin e minierave e para do të jetë stabilizimi i ndërmarrjes Trepça”, shtoi Rizvanolli në një prononcim për Ekonomia Online.

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu – Do të ndërtojmë termocentral të ri me qymyr nëse është e nevojshme ta ndërtojmë

Lexo më shumë