Search

Kurti zotohet të riparojë kapacitetet ekzistuese energjetike dhe të mbrojë lumenjtë

03 Shkurt, 2021


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar programin qeverisës të partisë së tij. Në kuadër të programit, Kurti ka diskutuar edhe mbi objektivin në fushën e energjisë elektrike, e që është energji e sigurtë dhe e përballueshme për të gjithë.

‘Para minatorëve zotohem se do të sigurojmë një model të ri të qeverisjes së resurseve tona minerare. Do të mundësojmë ringritjen dhe avansimin duke riparuar kapacitetet ekzistuese, duke futur teknologjinë e re, dhe duke zhvilluar metalurgjinë dhe kiminë’, ka thënë Kurti.

E krahas riparimit të kapaciteteve ekzistuese, Kurti është zotuar edhe për zbatim të planit për mbrojtjen maksimale nga ndotja.

‘Zotohemi se do të angazhohemi pandërprerë për ruajtjen e ambientit. Duke siguraar që rritja ekonomike të shkojë krahas, e jo në kurriz të burimeve tona natyrore’, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se për synim ka edhe avansimin e kornizës ligjore që mundëson mbrojtjen efektive të shtretërve të lumenjëve, ‘si nga kapja ilegale e rrjedhave ujore ashtu edhe nga keqpërdorimi i rezervuarve natyror dhe artificiale’.

Ndryshe, riparimi i kapaciteteve ekzistuese në Kosovë është temë e diskutuar qe një kohë tani ndërsa vendi mund të ballafaqohet me probleme të sigurisë energjetike në të ardhmën pas dështimit të projektit të termocentralit të ri ‘Kosova e Re’.

Rukiqi: Kosova nuk ka siguri energjetike

Lexo më shumë

Kjo edhe ka filluar së jetësuari, ndërsa ka filluar implementimi i projektit të zëvendësimit të elektrofiltrave në njësinë Kosova B në Korporatën Energjetike të Kosovës, riparimi i Kosovës A është kundërshtuar nga BE në vazhdimësi.

Komisioni Evropian ka hartuar një plan për dekomisionimin e termocentralit por ky plan nuk është zbatuar pasi që deri më tani ka dështuar ndërtimi i termocentralit Kosova e Re.

Raporte kredibile ndërkombëtare: rivitalizimi i Kosovës A është thjeshtë, ekonomikisht i parealizueshëm

Shumë kohë më parë, Banka Botërore këtij termocentrali i jepi epitetin e ndotësit më të madh në Evropë, dhe udhëzoi që të njejtin duhet mbyllur së shpejti. Edhe raporti i progresit të Kosovës për vitin 2019, përcjellur nga ai i vitit 2020, në pjesën për energji elektrike kërkon fillimin urgjent të përgatitjeve për dekomisionimin e Kosovës A.

Raport tjetër i mëhershëm i Komisionit Evropian mbi dekomisionimin e këtij termocentrali, në pjesën e konkluzave thotë se rivitalizimi i Kosovës A është thjeshtë, ekonomikisht i parealizueshëm.

Bordi i përkohshëm propozon revitalizimin e Termocentralit Kosova A

Lexo më shumë

‘Njësitë e termocentralit Kosova A kanë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme kohore dhe investime të mëdha duhet bërë vetëm për t’i sjellur në standardin e lejuar mjedisor. Kjo është ekonomikisht e parealizueshme’, thuhet në raportin e Komisionit Evropian, që qysh në vitin 2009 kishte paralajmëruar dekomisionimin e këtij termocentrali.

Raporti vlerëson edhe se puna në këtë termocentral është shumë e rrezikshme deri sa re-vitalizimi është thjeshtë, i parealizueshëm dhe ekonomikisht -jo-fizibil, thuhet në raport.

Rivitalizimi i Kosovës B dhe fizibiliteti për të ardhmën e Kosovës A ndër objektivat kryesore të KEK

Në komunikatën e lëshuar gjatë muajit janar, KEK kishte thënë se rivitalizimi i Kosovës B dhe fizibiliteti për të ardhmën e Kosovës A janë ndër objektivat kryesore të tyre.

Termocentrali Kosova A do t’i nënshtrohet edhe një herë vlerësimeve nëse mund të revitalizohet dhe modernizohet. Korporata Energjetike e Kosovës kishte shpallur tender për studimin e fizibilitetit për revitalizimin e termocentralit Kosova A në vlerë prej 1.5 milionësh.

Komisioni Evropian: Kosova duhet të fillojë përgatitjet për dekomisionimin e termocentralit Kosova A

Lexo më shumë

Por, sipas ish-Ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, epilogu i vetëm i Kosovës A është dekomisionimi, deri sa cfarë duhet të diskutohet mbetet përcaktimi i datës për këtë proces.

‘Bordi i KEK ka të drejtë të hartojë plane por zbatimi I tyre është dicka tjetër. Këtu pyetja nuk është nëse do të ketë ende termocentral Kosova A, por kur do të bie nga sistemi ky termocentral’, thishte thënë ish-Ministri Kuqi ndërsa kishte komentuar mbi hapjen e tenderit për studim të fizibilitetit.

Në pyetjet e Kosovo.Energy drejtuar KEK për numrin e aplikuesve në tender për të bërë studimin e fizibilitetit, redaksia nuk ka pranuar përgjigjje.

Investimet 76 milion euroshe në Kosova B janë shtyrë për vitin 2021

KEK kishte njoftuar se kriza pandemike ka ndikuar në shtyerjen e projekteve kapitale, duke përfshirë edhe instalimin e elektrofiltrave në Kosova B, që ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së njësive prodhuese në këtë termocentral edhe për 20 vite tjera.

‘Ka qenë e planifikuar që në mars të këtij viti të fillojë ndërrimi i elektrofiltrave në Bllokun B1 dhe këtë vit që po vjen në bllokun B2. Krejt kjo është shtyer në kohën e pandemisë, jo nga ne, por nga BE, do të thotë nga ata që do të bëjnë investimin aty’, ka sqaruar Bucolli.

Ndryshe, investimi 76 milion eurosh në Kosova B do të ndikojë në përmbushjen e direktivave të BE-së për mjedisin. Fondet janë siguruar nga BE.

Termocentralet me gaz, ndër projekte të diskutuara të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë

E në kuadër të marrëveshjes së Kosovës me SHBA-të për normalizim ekonomik, disa nga projektet e përfolura përfshijnë edhe investime në infrastrukturën e gazit në Kosovë.

Përveç kyçqes në rrjetet rajonale të transmetimit të gazit, projektet që janë diskutuar përfshijnë edhe ndërtimin e një termocentrali me gaz, që do të mundësonte kapacitete të mjaftueshme energjetike për furnizim stabil me rrymë.

BE e hapur për zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit në Ballkanin Perëndimor

Lexo më shumë

Hoti kishte thënë se palët kanë diskutuar edhe mbi projektin e ndërtimit të një termocentrali të ri me gaz në Kosovë, projekt ky që do të mundësohet vetëm pas zgjerimit të rrjetit ekzistues transmetues nga vendet fqinje për të mundësuar kyqjen e Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes u pasua me një numër vizitash nga zyrtarë të lartë të DFC-së Amerikane, ku këto projekte u diskutuan.