Search

BE e hapur për zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit në Ballkanin Perëndimor

22 Dhjetor, 2020


BE dëshiron që Korridori Jugor i Gazit, që sjellë gazin nga Azerbajxhani në Evropën Jugore të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor, për të zvogëluar varësinë e rajonit nga importet ruse të gazit.

Deri më tani, ka pasur pak progres në gazifikimin e rajonit, por përdorimi i gazit vlerësohet si mënyra më e mirë për të larguar prodhimin e rrymës nga qymyri.

Këtë e ka kofnirmuar Oliver Varhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim më 18 dhjetor.

Korridori Jugor i Gazit prej 40 miliardë dollarësh përfshin fushën e Azerbajxhanit në det të hapur, Gazsjellësin e zgjeruar të Kaukazit Jugor përmes Gjeorgjisë, tubacionin TANAP në Turqi dhe lidhjen TAP me Italinë.

Projektet përfshijnë edhe Kosovën

Ndërtimi i sistemit të Korridoroti Jugor të Gazit tani më është i përfunduar ndërsa sasitë e para të gazit pritet të arrijnë në Itali përmes gazsjellësit TAP.

‘Pas finalizimit të suksesshëm të Korridorit Jugor të Gazit, ne jemi të hapur për të eksploruar zgjerimin e mundshëm të tij në Ballkanin Perëndimor’, tha Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ballkani Perëndimor përfshin Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Fillojnë diskutimet për gazsjellësin e ri IAP, që lidh Fierin me Kroaci

Ndërkohë, ka filluar edhe diskutimi për ndërtimin e gazsjellësit të ri IAP, që do të ndërlidhë gazsjellësin TAP në Shqipëri me rrjetin në Kroaci përmes Malit të Zi, duke kaluar edhe në Bosne dhe Hercegovinë.

Gjatësia e përgjithshme e gazsjellësit nga Fieri në rrjetin Kroat të gazit është rreth 511 kilometra.

Gazsjellësi i ri do të mundësojë edhe transportimin e gazit në drejtim të kundërt duke qenë se Kroacia do të mund të imprtojë gaz të lëngshëm përmes terminalit lundrues në Krka.

Gazsjellësi TAP nis operacionet tregtare

Lexo më shumë

A mund të prodhojë Kosova energji elektrike nga gazi?!

Lexo më shumë