Search

Kroacia do të ndajë 500 milionë euro për sisteme të baterive

29 Prill, 2024


Qeveria kroate është duke bërë përgatitjet për ndarjen e 500 milionë eurove për vendosjen e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Damir Habijan ka thënë se Kroacia është gati për ndryshime në sektorin e energjisë. Ai ka shtuar se ndërsa është shumë e nevojshme për të bërë tranzicionin e energjisë elektrike, gjithashtu duhet përqëndruar në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, raporton Balkan Green Energy News.

Habijan ka thënë se Kroacia ka përfituar 1.6 miliardë euro përmes fondeve për rimëkëmbjë energjetike dhe planit të Komisionit Evropian REPoëerEU për investime në sektorin e energjisë.

Kontratat për 533 milionë euro fonde janë nënshkruar pak javë më herët, për rritjen e kapacitetit të terminalit të gazit të lëngshëm natyror në ishullin Krk nga 2.9 në 6.1 miliardë metër kub në vit, si dhe për ndërtimin e një gazsjellësi të brendshëm dhe një në drejtim të Hungarisë dhe Sllovenisë, ka thënë Habijan, përcjell Kosovo.Energy.

Fondet shërbejnë për diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, ka theksuar ai.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për tranzicionin e gjelbër, dhe rreth 500 milionë euro do të ndahen për bateri të mëdha.

Sistemet e ruajtjes së energjisë elektrike përmes baterive do të përdoren nga të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe kësisoji, ata nuk do të kenë nevojë të fusin menjëherë në rrjet prodhimin, ka shtuar ai.