Search

Krasniqi: Deri në fund të vitit pritet të ratifikohet në parlamentin gjerman projekti solar për KEK

03 Gusht, 2022


Drejtori Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka diskutuar për punët aktuale të korporatës lidhur me remontet dhe punët relevante në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, për t’u siguruar që termocentralet të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme për sezonin e ardhshëm dimëror.

Ai ndau prodhimin aktual të disponueshëm nga këto termocentrale, ndërsa ndau edhe se kur njësia e dytë e termocentralit Kosova B do të kalojë në remont.

Këto komente, Krasniqi i bëri gjatë një interviste në Infomagazine në kuadër të KlanKosova.

“KEK-u bënë planin e remonteve që nga fillimi i vitit prej kur bëhet aprovimi i bilancit energjetik të Korporatës. Atëherë bëjmë planifikimin se cila është periudha më e përshtatshme që ne t’i bëjmë përgatitjet për tërë vitin, por me focus vecant për periudhën dimërore”, tha Krasniqi.

“Në momentin që po flasim KEK është duke operuar me 4 njësi, dy njësi të Kosova A [A3 dhe A4], dhe dy njësi të Kosova B [B1 dhe B2]. Kapaciteti i përgjithshëm është diku 760MË dhe kjo vetëm që e mbulon tërë konsumin por ka edhe disa teprica të cilat ne pastaj ne i depozitojmë ose në KESH, me marrëveshjen që e kemi, ose i eksportojmë”, tregoi ai.

“Ky është cikël i mirëmbajtjes i cili nuk është që përfundon dhe tani jemi pa asnjë njësi në riparim ose mirëmbajtje. Remontet e rregullta që mbahen cdo tre muaj, apo riparimet, ato mbahen ne vazhdimësi dhe cikël mos të ndodhen të gjitha njësitë”, tha ai.

“Për remontet vjetore ne në muajin korrik kemi përfunduar remontin e njësisë B1, dhe njësia nga inspektimet pas vurjes në punë të njësisë është në gjendje shumë të mirë dhe nuk presim ndonjë problem madhor me të”, theksoi Krasniqi, , përcjell Kosovo.Energy.

“Gjatë gushtit presim që të shkojë në remont njësia B2, kjo do të jetë diku nga data 7 gusht deri më datën 27 gusht, sepse ne konsiderojmë se është periudha kur mund të kemi më pak konsum se sa periudhat tjera”, tha ai.

“Në muajin shtator do të shkojë njësia A4, dhe në muajin tetor njësia A3, kjo është faktikisht orari i remonteve vjetore që parashihet të bëhet”, tha ai.

Krasniqi skeptik për mundësinë e shkëmbimit të energjisë elektrike me thëngjill me Maqedoninë e Veriut, por spjegon se shitja e thëngjillit tek ata është në tavolinë

Krasniqi ka pranuar se Kosova me prodhimin e saj total të energjisë, përfshirë projektet e KEK-ut dhe të energjisë së ripërtëritshme, nuk mund të mjaftojë konsumin e saj gjatë muajve të dimrit.

Në këtë kuptim, ai shpjegoi bashkëpunimin që KEK-u ka me homologun e tij në Shqipëri dhe mundësinë e shkëmbimit të qymyrit me energji elektrike me Maqedoninë e Veriut.

Krasniqi vuri në dukje se deri më tani KEK-u ka tejkaluar 100,000 MW/h energji elektrike e deponuar në KESH, që sipas marrëveshjes, KESH-i do ta kthejë favorin me të njëjtën shumë gjatë periudhës nëntor-mars, kur Kosova do t’i duhet më së shumti.

“Me Republikën e Shqipërisë ne kemi një marrëveshje, me KESH, për shkëmbim dhe depozitim të energjisë qysh nga viti 2018. Ne në qershor kemi bërë një aneks që pritet të nënshkruhet këto ditë, me të cilin jemi pajtuar që të gjitha tepricat KEK i ka gjatë kësaj periudhe verore, kur konsumi në Shqipëri është i rritur për shkak turizmit dhe temp të larta, ne t’i depozitojmë tek ata varësisht nga mundësitë teknike që i kanë ata, për t’i marr këto tepricat”, tha ai.

“Sasia që deri tani kemi depozituar ne që nga fillimi i vitit deri më tani kalon mbi 100,00MË/h. marrëveshja është që këto 100,000 MË/h KESH do t’ja kthej KEK-ut në periudhën nga fillimi i nëntorit deri në fund të marsit”, theksoi ai, përcjell Kosovo.Energy.

“Sigurisht edhe ata kur do të kenë teprica do të depozitojnë tek ne, dhe anasjelltas”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e shkëmbimit të thëngjillit me energji elektrike me Maqedoninë e Veriut, Krasniqi shpjegoi se nga takimi i fundit në Maqedoni ka mësuar se vendi po përballet me kohë të vështira edhe në aspektin energjetik.

Megjithatë, shpjegoi Krasniqi, një mundësi tjetër është në tavolinë.

KEK-u mund të vazhdojë t’i shesë qymyrin Maqedonisë së Veriut, gjë që do të bëjë që Korporata të ketë të ardhura të mira sa i përket shitjes së qymyrit.

“Javën që shkoj kam qenë në takim në Shkup tek drejtori i elektranave të Maqedonisë së Veriut, dhe kemi diskutu dhe kemi shiku mundësitë për një bashkëpunim të tillë”, sqaroi ai.

“Por cfarë na kanë thënë ata është se ata nuk janë në një situat të mirë energjetike, dhe për momentin nuk mund të hyjnë në një marrëveshje që të bëjmë shkëmbim mes qymyrit dhe energjisë elektrike”, tha ai.

“Por ajo që jemi pajtu, që është edhe interes i joni, është që ne të bëjmë shitjen e thëngjillit por nevojat e tyre, dhe këto ditë KEK’u do të publikojë një tender të shitjes publike të thëngjillit ku ne presim që qoftë ata drejt për drejt, apo përmes ndonjë kompanie tjetër, të vijnë dhe do të marrin cmimin tek ne, i cili do të sjellë përfitime financiare për KEK derisa për vitin e ardhshëm ata janë zotuar për mundësinë edhe të shkëmbimit thëngjill me energji elektrike”, tha Krasniqi, përcjell Kosovo.Energy.

Në vitin 2024 përfundojnë investimet e nevojshme në Kosova B

Lexo më shumë

Pas investimeve në të, Kosova B pritet të operojë deri në 2040

Lexo më shumë

Krasniqi diskuton bateriat dhe rëndësinë e tyre për sistemin energjetik

Kreu i KEK-ut ka diskutuar edhe për projektin e baterive të MCC-së për Kosovën, duke e vlerësuar atë si një investim shumë të mirë dhe të rëndësishëm për vendin.

Ai shpjegoi përfitimet e baterive për sistemin energjetik dhe natyrën komplimentuese të tyre për lidhjen dhe funksionimin e burimeve të rinovueshme të energjisë – investime që pritet të mbushin rrjetin në vitet e ardhshme.

“Ky është projekt shumë i mirë dhe mendoj që kjo do ta rrit shumë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e operimit të komplet sistemit energjetik. Kjo në rradhë të parë edhe për faktin sepse ne në periudhat e ardhshme presim që të ketë investime madhore në energji të ripërtëritshme”, tha ai.

“Sic e dijmë, këta prodhues janë shumë të ndikueshme në fluktacionet ditore dhe nga ora në orë, kshtuqë rëniet e tyre në kapacitetet e prodhimit duhet të bëhet balancimi i asaj energjie në periudhën që ndodhë”, tha Krasniqi.

“Dhe ai balancim mund të bëhet me këto bateri, pa këto ne mund të kishim shumë probleme që të bëjmë menaxhimin e sistemit në kuptim të balancimit mes konsumit dhe prodhimit”, tha ai.

“Me informacionet që i kam këto nuk do të jenë në pronësi të KEK. Mirëpo, KEK do të jetë një ndër partnerët kryesorë që do të bëjnë menaxhimin e këtyre baterive, edhe përvec faktit që balancimin do ta kenë funksion, ne ta zëmë gjatë periudhës së natës kur kemi energji tepricë ne mund një pjesë të kësaj energjie ta ruajmë në bateri që të shitet më pas gjatë orës së pikut kur cmimi është më i lartë”, sqaroi ai.

Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-të për programin Kompakt të MCC

Lexo më shumë

Çfarë përfiton Kosova nga programi i MCC-së?

Lexo më shumë

Projekti i energjisë solare pritet të ratifikohet në parlamentin gjerman

Drejtori i KEK-ut është pyetur edhe për projektin Solar4Kosovo i cili parashikohet të ketë kapacitet të instaluar prej 70 MË, kapacitet ky që do t’i shtohet sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës.

Lidhur me këtë, Krasniqi nuk ka arritur të ndajë shumë informacione, pasi për projektin do të jetë përgjegjës Termokos.

Megjithatë, ai ka diskutuar edhe një projekt tjetër diellor që planifikohet të zhvillohet në ish deponinë e termocentralit Kosova A.

Ai tha se pritet deri në fund të vitit miratimi i projektit në parlamentin gjerman dhe nga janari të nënshkruhet marrëveshja me zbatimin e tij në vitet në vijim.

“Projekti Solar4Kosova i ka në fakt dy komponenta. E ka komponentën e pjesës që lidhet me Termokosin dhe ngrohjes qendrore që unë nuk mund të jap shumë informata”, tha Krasniqi.

“Dhe projekti tjetër që ka të bëjë me fushën solare e cila do të ndërtohet në KEK, në ish deponinë e Kosovës A. Ne presim që deri në fund të vitit të bëhet ratifikimi i këtij projekti në parlamentin gjerman, dhe nga janari të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes e cila pastaj pritet që të realizohet në vitet në vazhdim”, tha ai, përcjell Kosovo.Energy.

Parku solar prej 100MW në KEK mund të jetë gati për 1 vit

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli ndan datën e fillimit të operimit të projektit 70MW Solar4Kosovo

Lexo më shumë

Sa i përket komisionit për energji, drejtori i KEK-ut është pyetur nëse ka gjetur ndonjë gjë që vlen të përmendet për keqpërdorime apo manipulime.

Ai shpjegoi se ishte i zënë me menaxhimin e korporatës sesa me hetimin.

Megjithatë, ai nënvizoi se është e vërtetë se në Kosovë janë shpenzuar një sasi e konsiderueshme e mjeteve për energjinë, por nuk mund të tregohet shumë në drejtim të përmirësimit të sigurisë së operimit.

“Unë me të thënë të drejtën merrem më shumë me menaxhim se sa me hetim të të kaluarës, sepse ky është roli im. E dyta, unë nuk mund të flas në mënyrë konkrete se a ka pasur keqpërdorim apo jo, ajo që mund të them është që KEK nuk është menaxhuar si duhet që 20 vite”, tha Krasniqi.

“Aq shumë fonde janë derdhur në energjetik, e aq pak kemi siguri të operimit dhe gjendjen që e kemi nuk e kemi gjendjen e duhur. Dhe kjo lë hapësirë që gjithë kjo duhet të shikohet se pse ka ndodhur”, tha ai.