Search

Ministrja Rizvanolli ndan datën e fillimit të operimit të projektit 70MW Solar4Kosovo

20 Maj, 2022


Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ka diskutuar dje, në seancën e kuvendit të Kosovës, për zhvillimet e vendosjes së projekteve të reja të burimeve të riëprtëritshme në Kosovë.

Ajo dje u pyet edhe për një projekt të mëparshëm, projektin Solar4Kosovo, i cili parasheh vendosjen e rreth 70 MW në kapacitetet e instaluara të kolektorëve diellorë, raporton Kosovo.Energy.

Sipas deklaratave të mëparshme për këtë çështje, përfaqësuesit e Qeverisë theksuan se kapacitetet do t’i shtohen ngrohjes qendrore të Prishtinës.

Ndërkaq, ministrja Rizvanolli në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për detajet e projektit, financimin, dhe se kur do të hyjnë në funksion projektet e tjera të mundshme të BRE, shkruan Kosovo.Energy.

“Projekti Solar for Kosovo për ngrohjen qendrore në Prishtinë, me energji solare, sipas vlerësimit fillestar të studimit parafizibilitetit të vitit 2019, ka qenë i vlerësuar se do të kushtojë rreth 64 milion euro”, theksoi ajo.

“Kosto finale e projektit pritet të përditësohet gjatë këtij muaji në kuadër të finalizimit të studimit të fizibilitetit, i cili është duke u realizuar me grant nga qeveria Gjermane”, tha ajo.

“Sipas shifrave të studimit të parë, është bërë një plan i financimit si në vijim: Grant nga Qeveria Gjermane, përkatësisht nga KfË – do të jepen 36 milion euro. 5 milion euro pritet të jetë kontributi nga Termokos, kemi aplikuar gjithashtu për një grant investim nga Ëestern Balkans Investment Frameëork ËBIF për 15 milion euro, dhe pjesa tjetër është kredi nga BERZH. Me këto shifrat që i kemi aktualisht 12 milion euro, sipas studimit të parafizibilitetit, është kredia nga BERZH”, bëri të ditur Rizvanolli, përcjell Kosovo.Energy.

Për më tepër, ajo vuri në dukje se kapaciteti aktual i instaluar i projektit të kogjenerimit, që shfrytëzon prodhimin e avullit të KEK-ut për të ngrohur një pjesë të konsiderueshme të zonës qendrore të kryeqytetit të vendit, Prishtinës, është 140 MW.

Duke marrë parasysh këtë, shtimi i 70 MW përkthehet në një 50% shtesë nëpërmjet vetëm një projekti, raporton Kosovo.Energy.

Ndërsa ajo ndau se funksionimi i projektit parashikohet të fillojë në vitin 2025.

“Sa i përket operimit dhe zbatimit të projektit, Termokos do të jetë njësia ekzekutive e projektit, që ka për përgjegjësi koordinimin e përgjithshëm të projektit, kontrollimin dhe administrimin e tij”, tha ajo.

“Ndërsa, ministria e financave do të jetë përgjegjëse për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kanalizimin e tyre tek Termokosi. Sa i përket vitit të finalizimit, planifikohet që projekti të përfundojë në vitin 2025”, theksoi Rizvanolli.

“Sa i përket energjisë termike, për ngrohje, kapaciteti i kogjenerimit është 140MW, ndërsa po i shtohen me këtë projekt edhe 70MW, që do të thotë se për 50% po rritet kapaciteti i ngrohjes qendore në Prishtinë vetëm me këtë projekt.

Deri në 2025 Kosova do të ketë të paktën 200MW në kapacitete të reja të BRE

Në anën tjetër, ajo ka diskutuar edhe për fazat aktuale apo zhvillimin e projekteve të tjera të energjisë së rinovueshme në Kosovë.

Një që ishte raportuar më parë nga Kosova.Energy, është termocentrali diellor 100 MW në tokën e KEK-ut.

E dyta, megjithatë, sipas Rizvanollit, do të zhvillohet nga sektori privat, pasi deri në fund të vitit pritet të hapet një ankand – sërish deri në 100 MW në kapacitet diellor.

Në total, sipas ministres Rizvanolli, brenda tre viteve Kosova do të ketë së paku 200 MW në kapacitete të reja të instaluara BRE.

“Sa i përket projekteve të tjera të BRE, janë disa u planifikuar dhe ndodhur paralelisht”, nënvizoi Rizvanolli.

“I pari është projekti për një park solar, të parin në Kosovë, në tokën e KEK, kapacitet prej 100MW”, ndau ajo.

“I dyti, parashihet të jetë një investim nga sektori privat, në bazë të pilot ankandit që do të lansohet deri në fund të vitit me kapacitet 50 deri në 100MW”, theksoi ajo.

“Ndërsa, vitin tjetër pritet që të lansohen edhe ankande të tjera për energji me erë dhe ose solare”, tha Rizvanolli.

“Kjo i bije që brenda 3 viteve të ardhshme deri në vitin 2025 ne të kemi së paku 200MW, të reja për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, që i bije së paku dyfishim i kapaciteteve aktuale për burime të ripërtëritshme të energjisë, deri në fund të mandatit”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli diskuton programin KOMPAKT, tregon datën se kur do të vijnë bateritë në Kosovë

Lexo më shumë

Kurti dhe përfaqësuesit e KfW-së diskutuan për projektin 64 milionë euro “Solar4Kosovo”

Lexo më shumë

Parku solar prej 100MW në KEK mund të jetë gati për 1 vit

Lexo më shumë

Ministrja Rizvanolli diskuton projektin solar 100 megavatësh të KEK-ut

Lexo më shumë