Search

KEK fillon procedurat për parkun solar, riemëron drejtorinë për zhvillim strategjik

19 Gusht, 2021


Në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 17 gusht 2021, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës ka vendosur të fillojë procedurat për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë së ripërtëritshme.

E përvec fillimit të procedurave për projektin solar, Bordi i Përkohshëm ka vendosur të riemërojë Drejtorinë e njësisë qendrore për planifikim strategjik të KEK në Drejtorinë për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtëritshme.

‘Kjo drejtori do të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare nga burime të ripërtëritshme’, thuhet në dokumentin e publikuar me vendime të mbledhjes së fundit.

Ndryshe, gjatë edicionit të fundit të Javës së Qëndrueshme në Kosovë, ish drejtori i KEK, z. Luigj Imeri pati informuar se KEK ka zhvilluar një studim fizibiliteit për ndërtimin e një parku diellor 100 megavatësh në vitin 2019.

Luigj Imeri: Siguria energjetike është primare për stabilitetin ekonomik të një vendi

Lexo më shumë

‘Është diçka që e reflekton atë që korporata energjetike nuk është vetëm prodhues i energjisë prej qymyrit por ka edhe opsione të tjera, duke shfrytëzuar asetetet e saja, që janë tokat, që ndikonë direkt në drejtpërdrejtë në koston e prodhimit që i reflektohet qytetarëve të vendit”, kishte thënë Imeri gjatë konferencës.

Vendimet tjera të Bordit të Përkohshëm të KEK

  • Përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj. Vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë se vendeve te punës,
  • Fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtritshme. Vazhdimin e zgjerimit të zonave të gjelbërimit rreth zonës së KEK-sha, në interes të komunitetit dhe ambientit; Identifikimin e nevojave për staf deficitar dhe të domosdoshëm, dhe vazhdimin e procedurave të regrutimit konform ligjit. Vazhdimin e procedurave të përkrahjes së kuadrove të reja dhe deficitare përmes bursave dhe intership për student; Funksionalizimin e punës së mensës në TCB, dhe Renovimin e funksionalizimin e mensave të tjera si dhe ngritja e kualitetit dhe cilësisë se ushqimit.
  • Vazhdimin e auditimit të kontratave të mesme dhe të mëdha nga ana e auditimit të brendshëm nga periudha e inicimit të kërkesave deri në implementimin e tyre. Inicimin e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit, në pajtim me procedurën, për të gjitha shkeljet e evidentuara,
  • Drejtoria e njësisë qendrore për planifikim dhe strategjik i KEK-sha të riemërohet në Drejtoria për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtritshme, dhe në kuadër të saj të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare dhe nga burime tjera të ripërtritshme.
  • Vazhdimin e procedurave të identifikimit të pronave të KEK-sha dhe vazhdimin e punës së task forcës për këtë qëllim dhe raportimi periodik nga ana e tyre.
  • Bordi më këtë rast vazhdon ti inkurajon punëtorët për vaksinim, si dhe menaxhmentin për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të punës në pajtim të plotë me kërkesat ligjore dhe procedurat në fuqi.