Search

Luigj Imeri: Siguria energjetike është primare për stabilitetin ekonomik të një vendi

11 Qershor, 2021


Luigj Imeri, U.D. i Drejtorisë së Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK, tha se mospërthuthja midis pikut të kërkesës dhe kapaciteteve lokale të prodhimit të energjisë lejon shtesa të mëtejshme të energjisë alternative në rrjet.

Këto komente Imeri i bëri gjatë diskutimit me temë “Zhvillimi i tregjeve të karbonit: Taksa e karbonit në Kosovë dhe vendet e rajonit”, i organizuar në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, i cili u moderua nga Dardan Abazin nga INDEP.

Imeri: Ndonëse kemi hapsirë për inkorporimin e energjisë alternative, ajo nuk siguron energjinë bazë

Gjatë diskutimit, Imeri ritheksoi se prodhimi i ngarkesës bazë duhet të mbështetet ende në qymyr.

“Në rastin tonë duke marrë parasysh që sistemi elektroenergjetik është më kompleks, funksionimi është më kompleks, në anën tjetër duke e marrë parasysh në Kosovë kemi 94% të prodhimit total vjen nga KEK, realisht edhe përgjegjësia e një produkti siç është energjia elektrike në kohë reale është edhe ajo obligim që duhet t’a tejkalojmë.”, filloi diskutimin Imeri.

Ndërsa, në lidhje me procesin e dekarbonizimit, Imeri tha se padyshim që ky proces do të ndikojë edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke qenë se mbi 94% e prodhimit total të energjisë në vend vjen nga KEK.

“Padiskutim që e atakon dhe ka për ta atakuar Korporatën Energjetike të Kosovës taksa e karbonit, por marrë parasysh faktin që konsumi në vendin tonë shkon në pikun e saj gati deri në 1300MË, ndërkohë kapacitet të cilat janë ekzistuese mbulohen prej prodhimit vendor janë diku 750MË, do të thotë përsëri kemi një diferencë që ka hapësirë dhe ka vend për të hapur rrugë diversifikimit të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë”, theksoi Imeri

Imeri tha se një sistem elektro-energjetik mund të funksionojë në mënyrë të rregullt duhet siguruar energjia bazë, e cila nuk mund të sigurohet nga burimet e ripërtëritshme.

“Realisht ne jemi një vend në sektorin e energjisë pak sa specific. Për arsye sepse për të funksionuar normal një sistem elektro energjetik duhet të jetë e mbulueshme me një energji bazë, energjia bazë nuk mund të sigurohet prej energjive alternative, ndërkohë që energjia bazë mund të sigurohet prej enerjgisë bërthamore, prej hidro-energjisë, prej energjisë me gaz”, tha ai.

Imeri: Strategjia e energjisë të përcaktojë të ardhmen e KEK

Tutje, U.D i Drejtorisë së Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji theksoi rëndësinë e strategjisë së ardhshme energjetike për vendin, por edhe specifikisht për të ardhmen e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ndërsa Kosova tani po ballafaqohet me sfidën e tranzicionit të energjisë elektrike, është pikërisht strategjia e re e energjisë ajo që do të përcaktojë të ardhmën energjetike, dhe formën e organizimit energjetik gjatë periudhës së tranzicionit të energjisë.

“Padiskutim, është një fat shumë i mirë që tash ndodhemi para një procesi të ri, ku do të ndërtohet një strategji nacionale. Strategjinë nacionale që do të marrë parasysh të gjitha faktorët dhe specifikat e vendit për ta orientuar dhe investuar në pikat e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë nacionale sa i përket prodhimit të energjisë.”, tha ai.

Imeri theksoi se KEK nuk është institucion politikbërës, por zbaton rekomandimet dhe politikat e vendit.

“Nuk jemi vendimmarrës të politiakve, jemi zbatues të politikave, si KEK jemi në zbatim dhe implementim të rekomandimeve dhe politikat e vendit, dhe për këtë thelb kryesor për KEK është strategjia energjetike e vendit”, theksoi Imeri.

Imeri: Siguria energjetike është primare për stabilitetin ekonomik të një vendi

Ndonëse Imeri vlerësoi rëndësinë e diverisfikimit të energjisë si pjesë kyçe e tranzionit të paevitueshëm energjetik, ai insistoi që siguria energjetike ëshë primare në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik në vend.

Në këtë kuptim, ai tërthorazi argumentoi se vendet tjera më të zhvilluara janë duke shfrytëzuar një burim shumëfish më të rrezikshëm se thëngjilli për të komplementuar procesin e dekarbonizimit, atë bërthamore.

“Fillimisht duhet të garantojmë prodhim të sigurtë të vendit, dhe më pas t’i ipet mundësia dhe prioriteti edhe energjive të tjera, atëherë kur ka mundësi të shfrytëzohen BRE, pse jo në momente të caktuara?”, tha ai

Ai theksoi se gjatë tranzicionit, duhet të garantohet stabiliteti i prodhimit të energjisë, për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend.

“Por, sidoqëtëjetë, KEK në këtë rast do të ballafqohet në të ardhmen me këtë kosto. Por për neve e rëndësishme është që faza tranzitore, kalimi prej një gjendje në një gjendje tjetër, e cila nuk është e lehtë, dhe nuk është e shkurtër, duhet të garantojë stabilitetin e prodhimit të energjisë, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit ekonomik në vend”, theksoi Imeri

“Jemi të vetëdijshëm që cdo rritje e kostos së prodhimit të enerjgisë ndikon në cdo lami të jetës dhe tek konsumatorët, sepse është produkt i cili jetojnë funksiojnë të gjithë sistemi ekonomik i vendit”, tha Imeri.

“Për mendimin tim personal, jo më pak e rrezikshme është prodhimi i energjisë nga energjia bërthamore. Pavarësisht që nuk ka emetime, ka rrezikshmëri të lartë. Do të thotë ka një rrezikshmëri të lartë që janë të paparishikueshme dhe të pa menagjueshme nga askush, siç e patëm rastin e Fukushima”, theksoi Imeri.

KEK me plane për zhvillimin e parkut solar prej 100 megavatësh

Strategjia e ardhshme energjetike pritet që të përcaktojë një lloj afati se deri kur vendi ynë planifikon të shfrytëzojë qymyrin, rrjedhimisht, një afat të funksionimit të aseteve kryesore që kontrollon KEK.

Megjithatë, Imeri në diskutim potencoi që Korporata Energjetike e Kosovës e ka syrin e hapur për mundësitë në lidhje me projektet e energjisë së ripërtërishme.

Ai ndau me panelistët dhe të gjithë ata që po ndqinin diskutimin që KEK-u zhvilloi një studim të fizibilitetit për një park diellor 100 megavatësh në 2019, e cili mundësi është duke u trajtuar edhe tani.

“Një informacion që mendoj që reflekton një diçka që ne e kemi kuptu si KEK, orientimet gjeo-strategjike të sektorin të energjisë”, e quajti ai.

“Për këtë arsye korporata në vitin 2019 ka bërë edhe një studim fizbiliteti, për ndërtimin e një parku soalr prej 100MË, të cilin është duke e trajtuar edhe këtë vit që po flasim. Është diçka që e reflekton atë që korporata energjetike nuk është vetëm prodhues i energjisë prej qymyrit por ka edhe opsione të tjera, duke shfrytëzuar asetetet e saja, që janë tokat, që ndikonë direkt në drejt për drejt në koston e prodhimit që i reflektohet qytetarëve të vendit”, bëri të ditur Imeri.

Luigj Imeri flet për koston sociale që sjellë dekarbonizimi i sektorit të energjisë: E ardhmja e punëtorëve të KEK varet nga strategjia e energjisë

Gjatë diskutimit në panelin në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, ish drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës është pyetur rreth fatit të punonjësëve të Koporatës në raport me procesin dekarbonizimit që në Cdo parullë lajmëron largimin e thëngjillit.

Imeri në mënyrë të drejtë shpjegoi se KEK-u aktualisht nuk posedon një studim ose analizë përkatëse se si do të ndikohen punënonjësit e KEK nga tranzicioni i energjisë.

“Një studim të tillë kam përshtypjen që të paktën KEK nuk e ka, të jemi të sinqertë dhe të flasim drejt. Nuk ka një analizë që është bërë e tillë sepse akoma vendimmarja për orientimin e Korporatës se si do duket në të ardhmen nuk është e definuar”, tha Imeri.

Por, Imeri sqaroi se është pikërisht strategjia e energjisë e cila do të përcaktojë edhe të ardhmen e KEK, dhe rrjedhimisht, edhe veprimet që duhen ndërmarrë.

“Siç e përmenda jemi në një kohë kur realisht strategjia e sektorit të energjisë përcakton edhe të ardhmen e KEK, dhe në bazë të saj më pas merren edhe planifikimet edhe analizat që ne t’i përshtatemi asaj”, theksoi Imeri.