Search

Janë zbuluar planet në vlerë prej 1.5 miliardë dollar për integrim të hidrogjenit në vijën bregdetare veriperëndimore të Gjermanisë

25 Mars, 2021


Disa nga kompanitë industriale më të mëdha të veriut të Gjermanisë janë bashkuar për një projekt në vlerë prej 1.5 miliard dollarëve Ameriken, projekt ky që synon të integroj hidrogjenin në vijën bregdetare veriperëndimore të Gjermanisë.

Etiketuar si Vija bregdetare e Hidrogjenit të Pastër, partnerët duan që të integrojnë një kapacitet prej 400MW për elektrolizues dhe magazinim përktatës për hidrogjen për t’ju shtuar rrjetit elektrik deri në 2026.

Baza e projektit është që të krijohet hidrogjen i gjelbër që do të eksportohet në pjesën tjetër të Evropës, duke kontribuar në rritjen e ekonomisë së hidrogjenit të Evopës me një fokus të theksuar në aplikim industrial.

Kompanitë nga industritë e rënda të Gjermanisë të unifikuar për të implementuar strategjinë e re kombëtare për hidrogjen

Siç është bërë e ditur, projekti ka përfshrië kompani nga i gjithë rrjeti zinxhiror i hidrogjenit Gjerman, ku secili prej tyre pritet të ketë pergjegjësit e veta për të siguruar që hidrogjeni inkorporohet në mënyrë të suksesshme në atë zonë.

Këtë projekt e ka adresuar edhe drejtori ekzekutiv i EWE, Stegan Dohler, i cili theksoj që veriu i Gjermanisë, me potencialin e saj për energji me erë, përbënë kushtet më të mira për të integruar hidrogjenin si një pjesë integral për sistemin e energjisë, duke lënë kështu themelet për një ekonomi Evropiane të hidrogjenit.

“Me strategjinë kombëtare të hidrogjenit, qeveria federale ka theksuar qartë rëndësinë e këti burimi energjetik”, kishte thënë Dohler.

“Në mënyrë që të jetë e mundur shfrytëzimi i hidrogjenit në shkallë të lartë dhe me çmim të përshtatshëm, projekte të mëdha industriale duhet të ndjekin”, tha ndër të tjera Dohler.

BE intensifikon iniciativat për përdorimin e hidrogjenit si burim i energjisë

Lexo më shumë

Kombinimi i automjeteve dhe furnizimit të decentralizuar të hidrogjenit i ofron konsumatorëve një paketë të gjithanshme dhe pa kok çarje

Tutje, edhe sektori i transportit pritet të luaj një rol të madh në integrimin e hidrogjenit në regjion me grupin që shpreson për të kapitalizuar në kapacitetin teknologjik në rritje të qelizave të karburanti. Duke parashtruar nevojën për të lansuar automjete që funksionojnë me qelizat e karburantit të hidrogjenit në rrugë sa më shpejt të jetë e mundur.

Si pjesë e Vijës Bregdetare të Hidrogjenit të Gjelbër, FAUN kërkon që të zgjeroj prodhimin e tyre dhe të sjell në total 12,000 automjete në operim deri në 2026.

Kështu, FAUN dhe EWE bashkarisht kanë në plan që të mbështesin projektin duke prezentuar një rrjet të stacioneve të mbushjes me hidrogjen përgjat zonës.

Ky projekt ishte mbështetur edhe nga Patrick Hermanspann, drejtori ekzekutiv i FAUN Group, kur theksoj që “Kombinimi i automjeteve dhe furnizimit të decentralizuar të hidrogjenit i ofron konsumatorëve një paketë të gjithanshme dhe pa kok çarje, ky duhet të jetë qëllimi”.

Stacione të mbushjes me hidrogjen kanë parë një ngritje të theksueshme në Evropë

Lexo më shumë

Projekti kap vlerën prej 1.5 miliardë dollar, eksporti pritet të jetë baza e të ardhurave të projektit

Tutje, drejtori menaxhues i TenneT, Tim Meyerjurgens, theksoj që hapësirat e përshtatshme veçse janë identifikuar sot në Gjermaninë veriperëndimore.

“Me kyçjen shtesë të burimeve të ripërtërishme, sidomos në sektorin në det të hapur, potenciali për termocentrale të hidrogjenit vazhdon që të rritet”.

Poashtu, është bërë e ditur që ekziston edhe një plan për të prodhuar edhe për të magazinuar hidrogjenin e gjelbër në regjion për të ndihmuar eksportin dhe në këtë mënyrë të rrisë të hyrat e projektit.

Ndërsa për fazën e parë zhvillimore të projektit, regjioni i Bremenit do të prodhojë 200MW me hapësirën e magazinimit diku 20 kilometra largë nga Huntorf, Wesermasch.

Secili nga partnerët e Vijës Bregdetare të Hidrogjenit të Pastër kanë rënë dakord që duhet të ekzistoj një kornizë me kushtet e përshtatshme për implementimin e suksesshëm të projektit, ku financimi do të jetë vendimtar në fazat e hershme të planit.

Përmes bashkpunimit ekzisutes të partnerëve Gjerman dhe Holandez, projekti mund të shëndrrohet në një component të rëndësishme në ekonomië e hidrogjinit të Evropës, me projektin që pritet të aktivizojë një investim prej 1.5 miliardë dollar Amerikan për teknologji të hidrogjenit.