Search

BE intensifikon iniciativat për përdorimin e hidrogjenit si burim i energjisë

01 Shtator, 2020


Komisioni Evropian po mbështet hidrogjenin si një nga burimet më premtuese të energjisë për të mundësuar një të ardhme të gjelbër.

Hidrogjeni, elementi kimik që nuk liron dioksid karboni, tani më është duke u përdorur për të energjizuar trenin ‘Caradia iLint’ të ndërtuar nga kompania franceze, Alstom.

Treni Coradia iLint ka dy vite që përdoret në Gjermaninë e veriut dhe mund të transportojë 300 pasagjerë me shpejtësi prej 110 kilometrash në orë.

Treni përdor hidrogjenin për të prodhuar energjinë elektrike për nevojat e veta dhe është treni i parë me hidrogjen që përdoret për qëllime komerciale.

‘Emetimi i vetëm i trenit në mjedis është uji, që kryesisht lirohet në formë të avullit por përmban edhe pika të vogla të ujit’, tha Stefan Schrank, menaxheri i projektit të trenit me hidrogjen në Alstom.

Alstom shpreson se treni i ri me hidrogjen do të zëvendësojë trent tjerë që përdorin karburante fosile sikurse naftën. Kompani të ndryshme të transportit hekurudhor në Gjermani tani më kanë porositur prodhimin dhe blerjen e 41 llojeve të trenit.

Trenat që përdorin karburante fosile sikurse naftën, lirojnë dioksid të karbonit dhe gazëra tjera serrë, si dhe grimca që mund të shkaktojnë një numër problemesh shëndetësore.

‘Rreth 5,000 trena që përdorin naftë do të zëvendësohen do të zëvendësohen me trena që përdorin hidrogjen në Evropë’, tha Brahim Soua, Zëvendës Drejtori në platformën e Alstom për prodhimin e trenave.

‘Kjo është një zgjidhje e mrekullueshme për të ardhmën, hidrogjeni është në gjendje të zëvendësojë naftën’, shtoi Soua.

E ardhmja e gjelbër

Komisioni Evropian tani më ka shpërfaqur planet për zhvillimin e ‘hidrogjenit të gjelbër’ si burim energjetik në kuadër të aktiviteteve dhe planeve për neutralitetin ndaj klimës më 2050.

Përmes kësaj iniciative, Komisioni Evropian ka për qëllim të mbështesë përmbushjen e qëllimit të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, për të shuar varësinë në karubrante fosile deri më 2050. Aktualisht, sektori i energjisë bën pjesë me 75% në emetimet e gazërave serrë në BE.

Analistët vlerësojnë se hidrogjeni mund të plotësojë qerekun e kërkesës për energji elektrike deri më 2050, me shitje vjetore në vlerë prej 630 miliard eurosh. Në Evropë, kjo shumë nënkutpon krijimin e 1 milion vendeve të reja të punës në sektorin e furnizimit dhe operimit me hidrogjen.

Pak kohë më parë, Alstom dhe Evershot Rail kanë shpërfaqur planet e investimit të më shumë se 1 milion eurosh në trenat me hidrogjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania tani më ka përshpejtuar aktivitietet duke investuar 9 miliardë euro për të rritur kapacitetet e prodhimit të energjisë përmes hidrogjenit, si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar varësinë në qymyr.