Search

Stacione të mbushjes me hidrogjen kanë parë një ngritje të theksueshme në Evropë

15 Mars, 2021


Duke parë rëndësinë dhe mundësitë e jashtëzakonshme që përfaqëson prezantimi i hidrogjenit në miksin energjetik, Evropa ka parë një rritje eksponenciale të numriti të stacioneve për rimbushje të hidrogjenit në vitet e fundit.

Sidoqoftë, të dhënat raportojnë se ky trend kishte pësuar një ngecje në vitin 2020 përshkak të implikimeve ekonomike që kishte pandemia e shkaktuar nga COVID – 19.

Mirëpo, vala e njoftimeve në fillim të vitit 2021 për stacione të reja të mbushjes me hidrogjen tregon qartë se në çfarë drejtimi janë orientuar investimet nga gjigandët e sektorit energjetik Evropain.

Prodhuesit në process të zhvillimit të kamionëve me hidrogjen, shqetësim kryesor përhapja e stacioneve për rimbushje

Disponueshmëria për stacione të mbushjes, aksesi i lehtë dhe mbulueshmëria në shumë shumë regjione brenda kontinentit është e rëndësisë thelbësore për të adoptuar përfundimisht hidrogjenin si burim të energjisë.

Siç është raportuar edhe më herët, prodhues gjigant të automjeteve si Hyundai dhe Volvo dhe të tjerë po e vënë theksin e tyre në linjat e prodhimit për të zhvilluar kamion për transportim të mallrave që operon me karburant hidrogjeni.

Mirëpo ata kanë bërë ditur se shqetësim kryesor për ta është adoptimi i produkteve nga tregu.

Prodhuesit kanë bërë të ditur se tregtueshmëria e automjeteve me hidrogjen, përkatësisht kamionëve, do të varej pothuajse tërësisht nga përhapja e gjerë e stacioneve dhe aksesi i lehtë në karburant përgjatë gjithë territorit të Evropës.

Në anën tjetër, dy zhvillime të rëndësishme janë lajmëruar rishtazi, njëra është bërë nga ‘ITM power’ një kompani Britaneze e cila ka deklaruar bashkëpunimin me Shell ëpr të ndërtuar stacione të mbushjes me hidrogjen përgjatë të gjithë Britaninë e Madhe.

Ndërsa lajmi tjetër i rëndësishëm përfaqëson njoftimin nga Franca ku ‘Hydrogen Refueling Solution’ që bëri publike marrëveshjen këtë vit me Total SE që përbënë një kompani Franceze e integruar e naftës dhe gazit e themeluar dhe një nga shtatë kompanitë super madhore të naftës.

Sfidat kryesore me të cilat po përballet sektori i hidrogjenit, kostoja e stacionit të mbushjes dhe mungesa e legjislacionit dhe rregullative përkatëse

Një nga sfidat kryesore me ndërtimin e stacioneve të mbushjes me hidrogjen është kostoja e cila variron nga 1 deri në 3 milion euro, varësisht nga madhësia dhe mënyra e funksionimit.

Ndërsa sfida tjetër që është duke penguar zhvillimin dhe përhapjen e më tutjeshme të këtyre stacioneve është mungesa në legjislaturë dhe rregullatimeve për desajn dhe funksionim.

Në pjesën tjeter të botës, momentumi është i ngajshëm me njoftimin më rishtaz të bërë nga Nikola Motors që janë duke planifikuar një rrjet të stacioneve të mbushjes me hidrgjen në në Kinë për të ndërtuar 1,000 stacione të mbushjes të hidrogjenit në pesë vitet e ardhshme.