Search

Hidrogjeni i ripërtërishëm tashmë më i lirë për transportin e rëndë, bënë të ditur një studim i ri nga qeveria e Australisë

31 Maj, 2021


Hidrogjeni i ripërtërishëm veçse është duke u bërë më konkurrues në një gamë të gjerë të aplikimit në transportin e rëndë, ka bërë të ditur një analizë e porositur nga qeveria e Australisë, teksa analiza parashikon që ky burim të bëhet hidrogjeni më kost-efektiv nga të gjitha mundësitë tjera të prodhimit të  hidrogjenit nga mesi i shekullit.

Analiza, e porositur nga Korporata e Financave të Energjisë së Pastër, ka gjetur se hidrogjeni i gjelbër veçse po i afrohet konkurrencës së kostos për përdorim për kamionët e rëndë, autobusë, pajisjet për mihje dhe aviacion, duke shtuar këtu edhe një konkurrencë të kostos për aplikim në industri, siç janë fabrikat e çelikut, metanolit dhe prodhimit të amoniakut.

Raporti, i përgatitur nga kompania konsulente Advisian, ka gjetur se hidrogjeni i gjelbër po bëhet shpejt një alternativë e zbatueshme në shumë karburantë të bazuar në naftë dhe që përbënte një potencial të lartë për t’u bërë një burim zëvendësues për gazin fosil.

Kosto aktuale e prodhimit të hidrogjenit të gjelbër është 3.88$ për kilogram, analiza parashikon se do të bije më poshtë se 2$ deri në 2050

Tutje, anazlia ka vlerësuar se kostot aktuale të hidrogjenit të gjelbër janë rreth 3.88 dollar për kilogram në prodhim, duke përdorur furnizuesit në vend të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.

Mirëpo, pritet që kjo kostot të bije edhe më poshtë se 2 dollar për kilogram deri në 2050, nëse jo më herët, me hidrogjenin e gjelbër që projektohet të bëhet burimi më i lirë i hidrogjenit, duke lënë jashtë konkurrencës hidrogjenin e ‘hirtë’ dhe të ‘kaltër’ të prodhuar nga burimet fosile.

Në anën tjetër, vlerësimi i bërë nga Advisian ka gjetur se hidrogjeni i gjelbër do të mbetet vështirë i aplikueshëm për automjetet e pasagjerëve edhe për tej vitit 2030, me automjetet elektrike vështirë që do të bëhen pjesë e trendit të hershëm në treg në zëvendësimin e automjeteve konvenciale me djegie të burimeve fosile.

Mirëpo, analiza rithekson se hidrogjeni i gjelbër mund të dal si një burim mjaft kompetitiv për automjetet e pasagjerëve deri në 2050, duke i’u falendëruar në masë të madhe zhvillimit të teknologjive të qelizve për djegie të hidrogjenit.

Rreth 20% e amvisërive në Australi janë të pajisura me panele fotovoltaike, ulin presionin në sistemin eleketrik të vendit në kohën e pikut

Lexo më shumë

Ulja e kostos së teknologjive të elektrolizës dhe trendi i uljes së kostos për furnizime të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme, faktorët kyç që çuan në konkurrueshmërinë e hidrogjenit të gjelbër

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Korporatës së Financave të Energjisë së Pastër, CEFC, Ian Learmonth, tha që agjencia kishte propozuar hulumtin në mënyrë që t’iu sigurohet industrive në Australi njohuri në lidhje me mundësitë që do krijonte aplikimi i hidrogjenit të gjelbër.

Advisian kishte identifikuar tri trende kyçe që çuan në konkurrueshmërinë e hidrogjenit të gjelbër, me dy të parët që duket të jenë të vetëkuptueshme, ulja e kostos së teknologjive të elektrolizës dhe trendi i uljes së kostos për furnizime të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.

Ndërkaq, trendi i tretë ka të bëjë me përmirësimet e nevojshme për lehtësimin e kostove të ndërtimit të impianteve të hidrogjenit dhe përmirësimeve që do mund të arrihen përmes efiçensës operative.

Tutje, Advisian poashtu ka identifikuar tri hapësira ku hidrogjeni i gjelbër kishte potencial të konsiderueshëm ekonomik, e në veçanti këtu të bëhet pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Australisë.

Lideri për hidrogjen tek CEFC, Rupert Maloney, ka nënvizuar se Australia është mjaft mirë e poziciounar për të shfrytëzuar eksperiencën e saj si udhëheqës i eksportimit të gazit natyral të lëngshëm, duke u transformuar kështu në një eksportues lider i hidrogjenit të gjelbër.

Elektrolizuesi më i madh në Australi për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër fillon operimin

Lexo më shumë

Kompania australiane do të përdorë dy metodat për nxjerrjen e litiumit për të mbuluar kërkesën botërore këtë dekadë

Lexo më shumë